Andon Pano
Andon Pano

Andon Pano lindi në Stamboll më 23 prill të vitit 1921 dhe vdiq më 24 prill të vitit 1993, ishte një aktor shqiptar.

Pasi mbaroi shkollën fillore, kryen normalen e Elbasanit me prof A. Xhuvanin. Gjatë luftës mori pjesë në radhët e rezistencës dhe është pjesmarrës që në krijimin e teatrit partizan në maj 1944. Pas çlirimit të vendit që në vitin 1945 ai ishte ndër të parët që ka marrë pjesë në kominsionin për krijimin e Teatrit të Shtetit. Pas specializimit të tij në BS, ai rikthehet sërish në Teatrin kombëtar dhe për disa vite rresht Andon Pano interpretoi me mjeshtëri disa role që ishin jo vetëm kulmet e tij, por edhe të vetë teatrit.

Kështu përmendim pjesët: “Topazi”, “Martesa”, “Invadimi”,”Gjergj Dimitrov”, “Halili dhe Hajria”, “Tartufi”, “Prefekti”, “Revizori”, “Shtatë Shalianët”, etj. Për një periudhë ai ishte edhe drejtuesi i Teatrit Popullor dhe i Teatrit të Kukullave, ku edhe shkruan pjesë për këtë teatër. Laureat i Çmimit të Republikës në vitin 1955 si dhe është nderuar edhe me çmime e të tjera.

Është nderuar edhe me titullin “Artist i Merituar”.