Ardian Cerga
Ardian Cerga

Ardian Cerga, aktori që u bë i njohur në vitet ’80 me filma si “Në çdo stinë” e “Mësonjëtorja”, pas shumë vitesh emigracion në Itali, sot jeton mes Romës dhe Vlorës. Në Shqipëri është i angazhuar në nisma për heqjen e pengesave arkitektonike për t’u ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, apo “Shqipëria me biçikletë” për një vend më pak të ndotur.

Njëzet e ca vjet më parë, Ardian Cerga emigroi në Itali. Ajo që asokohe preku artistin e njohur të kinemasë shqiptare ishte kontakti dhe predispozita e një populli, që me kulturën, traditën, zemergjerësinë, iu gjend pranë emigrantit shqiptar. Prej disa vitesh jeton mes Romës dhe Vlorës.

Kjo e fundit është për Cergën një dhuratë që natyra i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, një “copë” e rëndësishme e historisë sonë. “Është puthja e dallgës me bregun, kënga e vetmuar e zgalemit, ironia dhe humori i hollë …, kënga labe, magjia e përqafimit të diellit me horizontin në perëndimet e mrekullueshme”.

Disa nga rolet e tij jane…

Në çdo stinë……Leka
Mësonjëtorja……Kajo
Njerëz në rrymë……Arseni
Pranvera s’erdhi vetëm……Astriti

Yje mbi Drin……Kreshniku
Me hapin e shokëve……Petriti
Era e ngrohtë e thellësive…Berti