Shumkush mund ta mbaje mend me rolin e Niqiforit tek komedia “Shoku Niqifor”, me rolin e sekretarit te Esad Pashës, zoti Goga në dramën “Dy krisma në Paris”, apo të ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes vitet 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

Arqile Lici është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për arritje në interpretimin me mjeshtëri artistike të roleve të realizuara në teatër dhe kinematografi”.

Ai u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Arqile Lici mbart në aktivitetin e tij profesionale disa role emblematike të Teatrit dramatik të Fierit, si dhe në filmin shqiptar.U nda nga jeta per shkak te nje ataku kardiak.

Humbja e tij shënon ikjen nga skena të një aktori që bashkoi artin me humanizmin. Ata që e njohën do ta kujtojnë gjatë si njeriun që ja fali jetën profesionit, familjes dhe publikut.