Prokop Mima – Artist i Merituar
Prokop Mima – Artist i Merituar

Prokop Mima u lind në Durrës, më 7 korrik 1920. Shkollën fillore dhe gjimnazin në qytetin e lindjes. Më pas shkoi për studime jashtë shtetit për farmaceutike. Mima luajti që në shfaqjen e parë, komedine Topazi, që shënoi themelimin e Teatrit Profesionist të Shtetit, (Teatri Popullor) më 17 maj 1945.
Gjatë jetës se tij skenike Mima ka realizuar mbi 80 role në Teatër dhe 4 në film. Loja e tij është çmuar për vizatimin e karaktereve të goditur, origjinale, ku zëri i veçantë shoqëruar mga mjeshtëria e të folurit skenik, shqiptimi i pastër i fjalës dhe plastika i kane shërbyer për të percjelljë me elegancë të spektatori figurat e larmishme, që interpretoi. Vdiq në Tiranë, më 19.08.1986. Mbante titullin “Artist i Merituar”.

Disa nga rolet që kanë lënë mbresë në interpretimin e Mimës:

Zbishekut te komedia Morali i zonjes Dulska (1958) e Gabriela Zapolska,
Xhivola te drama Arturo Ui e B. Brehti, (1971),
Vurmi, te drama “Intrige e dashuri” e F. Shiler (1957);
Doktor Adhamudhi ne komedine “Pas vdekjes” e A.Z. Cajupi,
Dom Markut te “Cuca e maleve” e Loni Papes* (1968),

Kockareli te Martesa e N. Gogolit,
Nëpunësi i postës te Revizori e N. Gogolit,
Profesori i dansit te “Borgjezi fisnik” e Molierit,
Gjeneral lejtnanti te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,

Loading...

Prokop Mima ka qenë për shumë vite edhe pedagog i fjalës artistike në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).
Mima ishte një ndër recituesit me te talentuar. Me mijera vargje nga poezia shqipe dhe ajo e huaj gjenden te incizuara në fonoteken e “Radio Tiranes”.

Role në kinematografi:

Gjenerali gjerman te telefilmi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, 1975;
Stefani te filmi “Emblema e dikurshme”, 1979;
Xha Kiço te filmi “Vëllezer dhe shokë”, 1980.