Aktori Qenan Toro
Aktori Qenan Toro

Në vitin 1950 djaloshi Toro lëshoi librezën e punës si bankier dhe u pranua aktor në Teatrin Popullor, pasi kishte një dhuratë të çmuar nga natyra, zërin e kumbus, me një timbër të vaçantë.

Pas një sërë rolesh episodikë e plotësues, në vitin 1954, interpreton rolin e parë në komedinë “Vajza nga fshati”, rolin kryesor të sekretarit të partisë. Në vitin 1956 realizoi 7 role brenda një viti.

Nga rolet e tij në karrierën e gjatë 35- vjeçare përmendim Ribakovin “Orët e Kremlinit”, Leka “Përkolgjinajt”, “Learti “Hamleti”, Prokurori “Procesi i Lajpcigut”, e në dhjetra pjesë të tjera deri në mesin e viteve 80.

Interpretoi në mbi 80 role në teatër. U muar edhe me regji, ku drama “Lulet e Shegës” mbetet shfaqja e tij më e mirë. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Në vitin 1988 del në pension.

Filmografia

  1. Shpresa (1988)
  2. Toka jonë (1964)
  3. Debatik (1961)