Tonin Ujka
Tonin Ujka

Tonin Ujka, 65-vjeçar, ka punuar pranë këtij teatri si aktor që nga vitet ‘60-të e deri në fillim të viteve ‘90-të, kohë kur u zhvendos familjarisht në Tiranë. Ai ishte deputet i Shkodrës në parlamentin shqiptar duke përfaqësuar Partinë Demokratike. Po në vitet 90-të ka kryer dhe detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe më pas të Teatrit të Kukullave në Tiranë derisa doli në pension.

Interpretimi i tij mbahet mend në dramat “Baca i Gjetajve” në rolin e djalit të bajraktarit, tek “Fisheku në pajë”në rolin e mësuesit, tek “Çështja e Blertës”në roli i vëllait etj. Si regjisor ka vënë në skenë me trupën e “Migjenit” dramën “Luani i shtëpisë” dhe një sërë veprash për fëmijë. Interpretimi i fundit i tij me këtë teatër ishte në vitin 2000 në dramën e Fadil Krajës “Flamur në dasmë”. Tonin Ujka ka qenë i pranishëm me rolet e tij dhe në kinematografi në filma si “Në pyjet me borë ka jetë”, “Nga mesi i errësirës”, “Shokët”, “Plagë të Vjetra”, “Kur zbardhi një ditë” etj. Pak ditë më parë, më 21 qershor ai do të ishte i pranishëm për herë të fundit në Shkodër dhe në teatrin “Migjeni”, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Shkodrës, regjisorit Esat Oktrova.

Filmografia

  • Gjoleka, djali i Abazit – (2006)
  • Prindërit e vegjël – (1991)
  • Bregu i ashpër – (1988)… Kola
  • Flaka e maleve – (1982)
  • Shokët – (1982)
  • Një natë pa dritë – (1981)… Prifti
  • Gëzhoja e vjetër – (1980)
  • Një ndodhi në port – (1980)
  • Nga mesi i errësirës – (1978)… Shoku Drin
  • Në pyjet me dëborë ka jetë – (1978)… Marku
  • Lumë drite – (1975)… Mësuesi
  • Operacioni “zjarri” – (1973)… Gjethi i Kuq
  • Kur zbardhi një ditë – (1971)… Arixhiu
  • Plagë të vjetra – (1968)
Loading...