Gjon Karma
Gjon Karma

Gjon Karma lindi në Shkodër më 18 mars të vitit 1915 dhe vdiq në Tiranë më 13 janar të vitit 1994, ishte një aktor i njohur shqiptar.

Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër përsa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij “Revizori”, Orgoni “Tartufi”, Vurko “Pas vdekjes”, Moni “Prefekti”, Polloni “Hamleti”, Falstafin “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui etj. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

Çmimet

Mbante titullin “Artist i Merituar”.

Filmografia

Një djalë edhe një vajzë – (1990)

Vendimi (1984)… Miço Falli

Një natë pa dritë – (1981)…N/Prefekti

Çeta e vogël – (1979)…Tibil Kuka

Koncert në vitin 1936 – (1978)…Kryetari i Bashkisë

Kur hidheshin themelet – (1978)

Vajzat me kordele të kuqe – (1978)

Ndërgjegja – (1972)…Xha Veliu

Përse bie kjo daulle – (1969)

Toka jonë – (1964)…Simoni

Debatik – (1961)… Jorgo. * (( Tana))- 1958…..Portieri