Politika duket gjithmonë e përjashtuar nga arti. Por, shpesh herë ato janë “ngatërruar” mes tyre. Njihen jo pak histori të treguara sesi protagonistët politikë dhe ata të artit kanë pasur të bëjnë, në një mënyrë apo një tjetër… Njëra prej tyre, që mund të tingëllojë e çuditshme, është e konfirmuar si e vërtetë.

Fjala është për udhëheqësin politik Josif Stalin. Ishte ai që kishte urdhëruar vr..asjen e një aktori të famshëm amerikan të filmave me kauboj. Xhon Uejn ishte dënuar me vr0..asje nga Stalini, për shak të qëndrimit politik dhe komenteve të forta kundër komunizmit.

Në të vërtetë, nësë aktori i famshëm do të ishte vr0.arë, fakti do të përbënte një incident mes Bashkimit Sovjeti dhe ShBA-së, atëherë.

SHBA-ja ishte fuqia më e madhe propagandistike në atë kohë dhe kinemaja rezultoi një mekanizëm mjaft efektiv. Hitleri e kishte përdorur dendur. Musolinit i dha shumë ide. Edhe Stalini ishte një dashnor i madh i kinemasë.

Ai madje kishte sallë kinemaje private në rezidencat e tij të ndryshme, ku qante shpesh, duke parë filmat e prodhuar në BRSS dhe në të gjithë botën.

Në Bashkimin Sovjetik, Stalini ishte filtri i fundit i censurës, që vendoste nëse një film mund të shfaqej apo jo.

Interesant është fakti, që pavarësisht se Stalini e urrente SHBA-në dhe sistemin kapitalist, thuhet se ai e pëlqente shumë kinemanë perëndimore.

FBI e zbuloi në kohë komplotin kundër aktorit dhe e parandaloi vr0.asjen e tij.

Agjentët e KGB-së u kapën. Ata i trembeshin kthimit në Rusi, ku do t’i raportonin Stalinit se misioni kishte dështuar, ndaj ranë dakord të punonin si agjentë të dyfishtë për amerikanët.

Por, në këtë “nismë” Stalini nuk ishte i vetmi. Uejn ishte shënjestër e një tjetër tentative vr0.asjeje në Meksikë, ndërsa po xhironte filmin e famshëm “Hondo”, në vitin 1953. Në vitin 1966, u tentua një tjetër përpjekje kundër tij, teksa po vizitonte trupat amerikane në Vietnam.

Sipas biografit të tij Majkëll Mun, ishte parashikuar të qëllohej nga një snajper, por ai u kap përpara se të qëllonte mbi aktorin. Snajperisti kishte deklaruar se ishte dërguar nga Mao Ce Duni, udhëheqësi komunist i Kinës.

Për një farë kohe, historia e këtyre atentateve të dështuara ndaj Uejnit, nuk besohej dhe cilësohej si një nga sajesat e Luftës së Ftohtë, apo një sajesë e agjentëve rusë për të përhapur frikë.

Megjithatë, kur Uejn u takua me pasuesin e Stalinit, Nikita Hrushovin dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë, që koka e tij kishte një çmim në Bashkimin Sovjetik, kreu i Bashkimit Sovjetik, tha se ai ishte një “vendim i Stalinit në vitet e tij të fundit e të çmendura në pushtet”, që e kishte ai vetë.

Burimi: Konica.al