Hysen Bashhysa. Lindur ne Durres me 16.09.1947. Lindur ne nje familje te thjeshte me nje baba tregtar. Pas perfundimit te ciklit te ulet dhe te mesem arsimor, nis studimet ne inxhinierine mekanike.

Njekohesisht aktivizohej si aktor amator ne shfaqjet qe organizonte Teatri i Durresit. Ne nje nga keto shfaqje, spikatet per timbrin e veçante dhe natyrshmerine ne loje. Dy aktoret e mirenjohur Durrsake, Nikolin Xhoja dhe Vangjel Heba , propozojne qe Hysen Bashhysa te vije aktor ne teatrin profesionist.

Pas disa bisedimesh, Ceni nderpret studimet ne inxhinieri dhe nis studimet per aktrim
me pedagoge si, Pjeter Gjoka, Prokop Mima, Drita Pelingu etj. Ne Institutin e Arteve Tirane. Roli i pare si aktor profesionist ishte ne nje drame te Kujtim Spahivoglit ” Nje shok i klases sone ” , per te vazhduar me rreth 100 role te tjera, si ne teater ashtu dhe ne kinematografi. Per te mberritur tek roli i fundit , Oberoni, ne ” Endrra e nje nate vere ” ( Shakespeare).

Me rolin e Sergej Sergeic Paratovit ne dramen Vajza pa pike e N.Ostrovskit (2006), fale nje logjike te qarte , ai solli figuren e njeriut ne dukje “te mire” e “dashamires, por ne thelb meskin dhe amoral, ndersa me plakun Eugjen ne dramen Tango te Slavomir
Mrozhekut, (2008), ne hullite e stilit te tij arriti te misheroje njeriun pa personalitet, te bjerre, pjese e anakronizmit social qe rreket te modifikohet sidoqofte. Me kete rol fitoi cmimin si “Aktori me i mire” ne Festivalin e Teatrit Shqipetar ne Diber, Maqedoni. Aktrimi i tij bie ne sy per qetesine dhe sigurine, per faljen e rrumbullakesuar, per perpunim fizik te levizjes si dhe nje ndjeshmeri te brendshme, pa britma e shperthime te jashtme.

Me fort keto vecori jane shfaqur ne role te tilla si Kockariovi te Martesa e N.Gogolit 1978, Leke Dukagjini te Pertej dashurise e Dashnor Kokonozit 1981, Kladji te Net tragjike amerikane e Ersikn Kollduellit 1984, Astriti te Dorina e Teodor Lacos 1986, Dania te komedia Hija e tjetrit e Rruzhdi Pulahes 1989. 42 vjet ne skene dhe per skenen. i vleresuar me çmime te ndryshme.

Kurre nuk ka qenë bosh gjatë 42 viteve si aktor dhe eshte i vleresuar maksimalisht nga publiku ku dhe sot , i dale ne pension gezon nje respekt te jashtezakonshem.

Burimi: https://aktoretshqiptare.info