Demir Hyskja
Demir Hyskja

Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar 1937 në Elbasan.(Vdiq Më 6 gusht 2016)

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Filmografia

  • Dhe vjen një ditë – (1986)… Baki Branica
  • Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
  • Hije që mbeten pas – (1985)… Babai i Agronit
  • Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
  • Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari
  • Një emër midis njerëzve – (1983)
  • Nëntori i dytë – (1982)
  • Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës
  • Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mesues Andrea
  • Një ndodhi në port – (1980) … babai i Artanit
  • Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
  • Një natë nëntori – (1979) (TV)
  • Përtej mureve të gurta – (1979)… Kasemi
  • Gjyshi partizan – (1978)… Gjyshi
  • Dollia e dasmës sime – (1978)
  • Një udhëtim i vështirë – (1977)
  • Fije që priten – (1976)… I shoqi i Besës
  • Pylli i lirisë – (1976)… Beu
  • Në fillim të verës – (1975)… Shoku Mali
  • Rrugicat që kërkonin diell – (1975)… Halimi
  • Shpërthimi – (1974)
  • Operacioni Zjarri – (1973)… Kometa
  • Kur zbardhi një ditë – (1971)… Shoferi Thoma Shpuza
  • Mëngjeze lufte – (1971) Ilegali
  • Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)

 

Loading...