Loro Kovaçi
Loro Kovaçi

Loro Kovaçi lindi më 30 gusht të vitit 1903 në Shkodër dhe vdiq më 16 korrik të vitit 1966 në Tiranë. Ishte një ndër aktorët e parë shqiptar dhe per veprimtarinë e tij artistike është vlerësuar me titullin “Artist i Popullit”.

Aktivitetin teatror e filloi që nga viti 1920. Pas një përvoje të gjatë në teatrin amator, në 1 shtator 1946 së bashku me Pjetër Gjokën e të tjerë, vjen në teatrin e Ushtrisë. Në 1 shtator 1947 kalon pranë Teatrit Popullor të Tiranës si aktor profesionist. Roli i tij i parë ishte në komedinë “Prefekti”. Interpreton më vonë në pjesët “Rrënjët e thella”,”Skenderbeu”, “Gubernatori i Provincës”, “Karakteri moskovit”, “Otello”, “Revizori”, “Intrigë dhe dashuri”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, etj. Roli i fundit së skenën e Teatrit Kombëtar ishte roli i kolonelit italian në dramën “Tri të shtëna pushke”, të cilin ai e interpretoi vetëm dy herë. Por fatkeqësisht kjo vonesë i kushtoi atij jetën.

Ka marrë pjesë në disa filma artistikë shqiptarë, duke filluar nga “Skënderbeu”.

Filmografia

  1. Komisari i dritës (1966) …. Baca
  2. Toka jonë (1964) …. Tuç Maku
  3. Detyrë e posaçme (1963) …. Gjergj Nikolla
  4. Debatik (1961) …. Drejtori italian
  5. Furtuna (1959) ….Komandanti Ballist
  6. Fëmijët e saj (1957) …. Beqiri
  7. Skënderbeu (film)