Bexhet Nelku
Bexhet Nelku

Bexhet Nelku lindi në Tiranë.

Në shtator të vitit 1963, pas diplomimit, pranohet aktor në Teatrin Kombëtar. Provën e parë të suksesshme Bexheti në Teatrin Kombëtar e kishte dhënë që në vitin 1957 me interpretimin e tij në dramën “Orët e Kremlinit, kur ishte ende nxënës në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Bexhet Nelku për pakë vite artistike arriti të realizojë shumë role.

Gjatë viteve 1963 – 1970 Bexhet Nelku interpretoi në 20 pjesë, pra në tre role në vit, shto këtu edhe disa role në filmin artistik, që ishte në hapat e para të tij.

Bexheti ka dhënë një kontribut të veçantë si pedagog në ILA i të folurit skenik, kur edhe vetë dallohej si një nga aktorët më të mirë të të folurit skenik. Më 21 nëntor 1970 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Ndër rolet më të suksesshëm të Bexhet Nelkut janë:

  • Cuca e maleve, prifti
  • Fytyre e dytë, Muhameti
  • I pazvëndësueshmi
  • Shokët
  • 20 ditët
  • Mbreti Lir
  • Muri i madh i pakapërcyeshëm
  • Tri të shtëna pushke
  • I teti në bronz
  • Kur zbardhi nje ditë, Kapiteni Gjerman

Video nga Aktoret Shqiptare