Niko Kanxheri (1947).Aktor ,regjisor, pedagog. Lindi ne Tirane ,me 17 shkurt. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, *dega e drames, me 1969. Fillimisht punoi ne “Radio Tirana,”ne programet e radiodramave nen titullin “Teatri ne mikrofon,”ku u perkujdes per regjistrimin e shume pjeseve nga repertori me i mire i teatrove ,si dhe pjeseve te reja te pergatitura enkas per emisionin.

Ne vitin 1971 beri nje kurs per regji prane kinostudios “Shqiperia e re ”*dhe me pas punoi si regjisor ne Televizionin Shqiptar ,kryesisht ne emisionin “Teatri ne ekran, ”si dhe ne xhirimet e filmave televizive .Ne vitin 1992 kaloi pedagog I Mjeshterise se aktorit ne Akademine e Arteve ,*ku vazhdon te punoje edhe sot. Si aktor spikati me shume ne kinematografi me disa role te goditura. Nisi disi ndrojturazi me rolin e dhendrit te filmi Cifti I lumtur (1975)dhe nje vit me pas krijoi nje figure fshatari te mevetesishem, Mitin, te filmi Toke e pergjakur.

Vijoi me pas me disa role te formatit te vogel.Karriera e tij ne kinematografi shenon nje hap te dukshem perpara pas viteve’90 .E plote ishte figura e Estrefit ne filmin Vdekja e kalit (1991).Permes ketij roli, ai skicoi njeriun hipokrit ,militant partiak ,cinik, ku tjetersimi I skajshem dhe mungesa e skrupujve morale u paraqiten nga aktori si fenomene me rrezikshmeri sociale ,jo vetem ne periudhen e diktatures ,por po aq veprues edhe ne shoqerine postkomuniste.

Pas nje loje realiste dhe me nje kahje te qarte karakterizuese ne rolin e shefit te redaksise ne filmin Njyrat e moshes (1990),dhjete vjet me vone N. Kanxheri krijoi nje tjeter figure interesante ,ate te bariut Selman Tosku ne filmin Parullat(Slogans),nepermjet te cilit beri nje portret plot dhimbje e meshire ,kushtuar njeriut te thjeshte ,I shpallur kinse “armik I klases,”ashtu i ndrojtur ,i vetesugjestionuar e mes kundershtish ,qe arrestohet e burgoset pa faj.

Nje prerje e perafert interpretimi eshte edhe ai I rolit te gjyshit ne filmin Nata pa hene, net e cilin dhe bjerrjen dhe shkaterrimin e njeriut te dyzuar ,fatalitetin dhe pervuajtjen e ardhur nga ndeshkimi I merituar I kohes, I lirise ,deri dhe I paranojes dhe transcendences .Me keto role ne sy aftesite e tij per te frymuar figura tragjikomike, fale nje natyrshmerie te dukshme ku fjala, veprimi dhe sjellja vijne ne forma gati te rendomta e profane, por qe pas tyre fshihen nentekste e kuptime te percaktuara herit.

Shfrytezon me kujdes e maturi elementet e satires, ndonjehere edhe te groteskut,por pa spekulime dhe pa deformuar qellimet .Ne vitin 2003 luajti me patos tragjik rolin e babait ne dramen Babai te A. Strindbergut ne teatrin “A. Moisiu” te Durresit*, ku u vu re synimi per te krijuar, fale dyplanesive te shumta, mbresen e shpeshtjellimit psikik, te kaosit, ambiguitetin e qendrimit, ngerthin shpirteror me teprine e urrejtjes irracionale si rrjedhoje e armiqesise dhe agresivitetit gjinor ne raportet burre-grua lidhur me dhe perballe femijes, i pasur nga obsesioni shkaterrimtar i zoterimit te saj.

Ne dramen Te fluturosh, c’kenaqesi! e Doru Motok (2003) luajti rolin e A-se, ku me nje trajtim poetik, qe u shfaq edhe ne plastike, krijoi ndjesine e enderrimit, te transcendentales dhe te lirise. Ne aktrimin e tij jane te pranishme gjendjet skajshme, eksitante, tejet te renda, te nje psikike te shkaterruar apo te deformuar, tek e cila, nepermjet nje forme mjaft shprehese, ai arrin te zhbiriloje dhe te paraqese kaosin shpirteror, gjendjen traumatike apo delirin e personazhit qe luan, sikunder, ne raste te tjera, ne trajta me te perkora e te buta, jep brengen a pezmin e tij. Ka fituar titullin “Profesor”./Aktoret Shiptare