Arben Shaka (1952). Aktor, kloun. Lindi ne Tirane. U aktivizua heret ne Levizjen Amatore Teatrore te qyteit te lindjes dhe me pas, per aftesite e shprehura komike te tij, u terhoq si aktor profesionist ne Estraden e Tiranes*, me 1969. Ka interpretuar ne lloje e materiale te ndryshme per estrade, si ne komedi, skece, dialoge, kuplete.

U be nje nga aktoret e mirenjohur te estrades sidomos per sa i perket artit te imitimit dhe pantomimes. Shume vite aktroi edhe si kloun ne Cirkun e Tiranes*. Interpretimi i tij shquhet per aplikimin e formave fareske e groteske, per zmadhimet e skajshme si dhe karikaturizmin e cilesive negative e komike te personazheve, mimiken komike, duke krijuar nje efekt humoristik te brendshem.

Ka luajtur edhe disa role ne kinematografi, si ne filmat Perse bie kjo daulle, Cirku ne fshat, Odiseja e tifozeve, Gjuetia e fundit. A. Shakaka shkruar po ashtu disa skenare per filma vizatimore, si: Nevoja te ndihmon, Endrra ne diell, Tiktaku i fundit etj.