Aktori korçar Koço Qendro është shpallur fitues I çmmit si aktori më I mirë I vitit nga Akademia Kult për vitin 2019.

Të martën në mbrëmje u ndanë çmimet Kult dhe këtë vit ishin 78 artistë të nominuar për 13 çmime të mëdha dhe dy çmime speciale.

Koço Qendro u vlerësua nga juria si Aktori më I mirë I vitit për rolin e Harpagonit te komedia e famshe e Molierit e titulluar Kopraci.

Teksa regjia televizive fokusoi te paktën dy herë portretin e Koço Qendros gjatë ceremonisë, mund të shpresohej se aktori në moshë 93 vjeçare nuk ishte I pranishëm thjesht si një I ftuar nderi 15 vjetorin e ndarjes së çmimeve Kult. Dhe Qendro ja doli të shpallet aktori I vitit ndaj kolegëve po aq të nderuar si ai që u nominuan këtë edicion.

Koço Qendro gjatë karrierës së tij të gjatë ka interpretuar në tre periudha të ndryshme kohore rolin e Harpagonit, të njohur si Kopraci, me të cilin ka lënë gjurmë të thella të interpretimit skenik.

Së fundi, aktori shtatvogël por me energji të pashterrshme sfidoi moshën e tij 93 vjeçare dhe interpretoi sërish me sukses rolin e Kopracit, falë të cilit u nderua me çmimin Aktori I vitit nga Akademia Kult.

Burimi: KorcaReport.com