Karafil Shena
Karafil Shena

Karafil Shena lindi në Tiranë, më 19 mars. Mbaroi shkollën e mesme të Kulturës në vitin 1976 dhe më pas një stazhi pune në minierën e kripës Sarandë, hyri në Institutin e Lartë të Arteve* (dega e dramës), të cilin e mbaroi në vitin 1981. Po në këtë vit filloi punën si aktorë në Estradën e Sarandës*, ku punoi 6 vjetë, duke luajtur në tre premiera çdo vit, me 4-5 role të secila. Interpretoi në dramën Monserati rolin e tregtarit, dhe në komedinë muzikore Flokë dëbore në prillë të Pëllumb Kullës*.

Në vitin 1987 u emërua aktorë në teatrin “Aleksandër Moisiu”* të Durrësit, luajti role të parë atë: Gjashtë vjetë e V. Hebës, Përshpëritje në shtepinë e Matildës (kapteri Xhorxh), Ylli pa emër e M. Sebastian (shefi i stacionit), Lebra e H. Ball. Në kinematografi ka luajtur në filmat: Në cdi stinë (pseudoshkrimtari), Dy herë mat 1986 (polici), Dritat e qytezës (Sandri), Kërcënimi [[1981 (Jace), Kush është vrasësi 1989 (Danieli). Emigroi në Greqi në vitin 1993. Interpretoi në teatrin “Bota e Re” në dramën dygjuhëshe (greqisht-shqip) Emigrantët të polakut Mrozhek, rolin e intelektualit. Është aktivizuar në shfaqje të tjera të teatrove greke, si: Gostia e La Vitalit, Dyer të mbyllura të Zhan Pol Sartrit, si edhe në filmat grek: Mirupafshim në rolin e Çelos, Brazileva (rol episodic), Mbreti në rolin e shqiptarit, Pengu rol episodik.

Bën një lojë të kombinuar midis rrafshëve të buta e të përthelluara psikologjike dhe tonëve të forta, të shoqëruara me një temperament impulsiv e vrullime të veprimit fizik; po ashtu, kalon lirisht nga gjëndjet dramatike në ato komike.

Filmografia:

Dy herë mat 1986 Polici

Loading...

Zëvendësi i grave 1987 Meti

Kërcënimi 1981 Jace

Kush është vrasësi 1989 Danieli

Në çdo stinë 1980 Fotaqi

Dritat e qytezës [[1983

Shkëlqimi i përkohëshëm 1988 Berberi

Të shoh në sy 1986

Ballkan Pazar 2011

Njerëz në rrymë 1986