Kastriot Çaushi
Kastriot Çaushi

Kastriot Çaushi lindi në Tepelenë më 1954. Aktor i mirënjohur i kinemasë dhe pedagog i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1976).

Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçitnë filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994).

Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.

Filmografia

Në kërkim të kujt 2009 serial – Almir Bali

Dhimbja e dashurise 2008 serial

Lule të kuqe, lule të zeza, 2003

Dashuria e fundit, 1995

Ngjyrat e moshës, 1990

Flutura në kabinën time, 1988 – i fejuari i Flutures

Tri ditë nga një jetë, 1986 – Sandri

Vendimi, 1984 si Kujtimi

Shirat e vjeshtës, 1984 si Iliri

Apasionata, 1983

Qortimet e vjeshtës, 1982 Kujtim Stefi

Besa e kuqe, 1982 Kelmendi

Agimet e stinës së madhe 1981 – Gori Muzaka

Plumba perandorit ,(1980)

Mëngjeze të reja, 1980

Liri a vdekje, 1979

Radiostacioni, 1979 Partizani

Nusja dhe shtetrrethimi, 1976