Lutfi Hoxha ka lindur më 1 qershor 1934 në Durrës. Aktor shqiptar në teatër dhe film. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Në vitin 1989 ka dalë në pension.

Role në filma
1963: Detyrë e posaçme
1975: Rrugicat që kërkonin diell
1976: Ilegalët
1976: Pylli i lirisë

1976: Thirrja
1976: Tingujt e luftës
1978: Dollia e dasmës sime
1980: Intendenti
1981: Në prag të lirisë

1981: Shoku ynë Tili
1984: Nata e parë e lirisë
1988: Pranvera s’erdhi vetëm
1990: Vetmi

2003: Një ditë e mrekullueshme
2009: Ne dhe Lenini