Mehdi Malkaj
Mehdi Malkaj

Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt. Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1983. Fillon punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit etj..

Në kinematografi ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991.

Por roli që do ta bëjë të njohur për publikun do të jetë roli i xha Brahos në komedinë televizive “Gjuetia e fundit” në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është roli i Emil Bregut në filmin “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Aktualisht, Mehdi Malkaj punon në Teatrin Kombëtar.

Filmografia

  • Ngushtë (2011) film metrazh te shkurter
  • Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
  • Ne dhe Lenini (2008) film
  • Trapi i vjetër (2005) komedi
  • Njerez dhe Fate (2002) telenovela
  • Po vjen ai (1999) komedi
  • Dashuri ne krisma (1997) komedi
  • 100% film
  • Gjithe fajin e ka paraja (1996) komedi
  • Nata (1998) film
  • Plumbi prej plasteline (1994) film
  • Gjuetia e fundit (1992) komedi
  • Jeta ne duart e tjetrit (1991) Film
  • Vdekja e burrit (1990) film
  • Përrallë nga e kaluara (1988) film