Merkur Bozgo
Merkur Bozgo

Merkur Bozgo është një aktro shqiptar. Mërkur Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

  • Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
  • Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
  • Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
  • Tela për violinë (1987), Andoni
  • Stolat në park (1988), Drejtori
  • Bolero (1997), Klienti i Evelines
  • Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
  • Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
  • Bela TV Serial (2011) Babai