Minella Borova
Minella Borova

Minella Borova ka lindur më 22 shkurt 1947, në qytetin e Korçës, vdiq në 30 qershor 2013 në Buenos AiresArgjentinë në moshën 66 vjeçare. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë. Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë” si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm “Rrugë të bardha”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në pranverë”, “I paharruari”, “I treti”, etj.

Më 1993 emigron në Buones Aires, Argjentinë, atje ku jetoi me gjithë familjen e tij deri në fund të jetës së tij.Ai ka interpretuar ne teatrin “San martin”, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat I ka sjellë edhe në disa festival kombëtare e mdërkombëtare të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, maqedoni etj. “Ku puthen dy oqeanet” është vëllimi i tij i parë poetik.

Filmografia

  • Botë e padukshme, (1987), Kristofori
  • Rrethimi i vogël, (1986), Berti kunati i Agronit
  • Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984), Gjenerali
  • I paharruari, (1984), Nesti
  • Shoku ynë Tili – (1981) Shpëtimi
  • I treti, (1978), Isai
  • Flamur në dallgë, (1977), Provokatori
  • Pylli i lirisë, (1976), Llazi Tërbufi
  • Udhëtim në pranverë, (1975), Besniku
  • Në fillim të verës, (1975), Fumagali
  • Shtigje lufte, (1974), Studenti
  • Rrugë të bardha, (1974), Bato
  • Mëngjeze lufte, (1971), Gjermani
  • Montatorja, (1970), Saldator