Nikolla Llambro lindi ne fshatin Kardhikaq te Delvins, me 1 mars 1948. Kreu Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames , me 1974. Qysh student l
uajti rolin e Mitaqit ne filmin Shperthimi te Muharrem Fejzos, qe u kushtohej punonjesve te naftes, por qe nuk u dha per arsye te arrestimeve massive ne kete sector. Me 1975 u emerua aktor ne Teatrin e Gjirokastres*, ku luajti 30 role , nga keto:

Besniku te drama Shtrengata ne male e Pirro Stefes, Mato Gruda te dramatizimi I romanit Njeriu me top te Dritero Agollit*, shkruar nga Thanas Dino, Beshiri te drama Duke u gedhire viti ’45 e Teodor Lacos*, Zeneli te komedi Pas vdekjes e A.Z. Cajupi*, Jani te komedia e I padjllezuari e Dhimiter Psathait etj.

Ne film interpretoi, gjithashtu, role te spikatura sit e Liri a vdekje ( Zemani), Nata e pare e lirise (Gaqo), Koncert ne vitin ’36 (shoferi) etj. Ne vitin 1991 emigroi ne Greqi. Aty punoi per sigurimin e jeteses, njekohesisht u aktivizua ne disa realizime skenike e filmike te ketij vendi. Keshtu, mori pjese ne filmin serial Dashuria erdhi nga larg me regji te Manutho Manushaqi, ne rolin e Ramizit, si dhe ne filmat televizive me metrazh te shkurter Djem te mbare dhe Large nga deti.

Ne teatrin “Bota e re “ te Athines interpretoi ne dramen Emigrantet te Mrozhekut rolin e fshatarit, ne shqip dhe ne greqisht, si dhe ne dramen e Xh. Steinbek Njeres dhe minj. Eshte anetar i Shoqates se Artisteve te Greqise.

Jeta e një aktori në mërgim
Iku atëherë kur shumë e shumë shqiptarë synuan “parajsën” në vendin e huaj. Iku duke marrë me vete dhe pasionin e madh për filmin, dhe kujtimet e bukura nga filmat artistikë në të cilët kishte luajtur role karakteristike…Kujton mes tyre luftëtarin tek “Liria a vdekje”, shoferin tek “Koncert në vitin ‘36”, partizanin nevrik tek “Nata e parë e lirisë”, “Njeriun me top”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Në fillim të verës”. Nuk lë jashtë kujtesës dhe rolet në teatrot “Duke gdhirë viti 1945”, “I padjallëzuari”…

Pastaj aktori i teatrit të Gjirokastrës i la të tëra këto,e kapërceu në tokën greke për të punuar lloj -lloj punësh. Ndihej i rrënuar në shpirt ndërsa shikonte në video filmat që kishte marrë nga Shqipëria, ndërsa kujtonte gjithë ç’kishte lënë pas. Pastaj zgjohej të nesërmen në mengjes me xhaketën e punës, atje ku e priste afendikoi grek. Endërronte ditën kur do mund t’i kthehej sërish skenës. Por ëndrra vërtitej gjithmonë në Shqipëri dhe asnjëherë në Greqi. Por ja që ndodhi dhe kështu.

Regjisori grek shumë i njohur për serialet televizive, i ofroi një rol në filmin e tij. Ajo ditë ishte më e bukura për Nikolla Llambron. Ndieu se po rilindte përsëri. Mbi të gjitha, sepse -“Do të isha sërish brenda botës sime e se do të jepja ndihmën time për të zbuluar historinë e shqiptarëve.

Ndaj do të doja shumë që grupi i punës të ftohej në Shqipëri sepse pala greke gjithmonë ka treguar interes për të parë me sytë e vet Shqipërinë. Do të doja shumë që një pjesë e këtij filmi të jepej edhe në kinematë e Tiranës”,-thotë Llambro ndërsa mundohet të fshehë emocionin që i shkakton rrëfimi për të kaluarën e tij.

E mbyll këtë rrëfim duke pohuar se edhe në vendin e huaj artistët përpiqen me ç’të munden të krijojnë diçka të bukur, gjithnjë në emër të pasionit dhe të dashurisë për vendin që kanë lënë pas.