Pandi Toce
Pandi Toce
Në muajin gusht të 2014, aktori Pandi Toçe u bë heroi i Tiranës, ku arriti të shpëtojë një fëmijë nga mbytja në Liqenin Artificial. Fatkeqësisht aktori nuk ja arriti të shpëtojë vetë, duke humbur jetën.
Ngjarja në 2014
Pandi Toçe ishte baba i dy fëmijëve, humbi jetën pranë  Liqenit Artificial të Tiranës, teksa u mundua të shpëtonte jetën e një fëmije 14-vjeçar. Teksa po bënte shëtitjen e tij të përditshme nga zona e liqenit, ai vëren një të ri, i cili po kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në liqen dhe po thithej nga rëra ngjitëse. Sipas dëshmitareve, Toçe pasi kishte vërejtur këtë fakt shtyn të riun drejt bregut, duke ngelur vetë mbrapa.
Persona të tjerë afër ngjarjes panë me sytë e tyre sesi aktori i Teatrit Kombëtar sakrifikoi jetën e tij, për atë të një të riu. Hetimet e mëvonshme treguan se ai humbi jetën nga asfiksimi i momentit dhe uji në mushkëri. Aktori u nxor në breg nga babai dhe xhaxhai i djalit që shpëtoi, por pavarësisht ndihmës së parë që iu dha, ai nuk mundi dot të mbijetojë.