Sadush Ylli (1961). Aktor. Ne moshen 13 vjec ka interpretuar ne konkursin e pare per pionier ne R.T.SH. ne vitin 1974. Ne vitin 1975 ka interpretuar rolin kryesor ne dramen “bijt e partizaneve” te Miho Gjinit me regji te Prokop Mimes. Drama u kthye ne telefilmin e pare televiziv per femije ne R.T.SH. Ne vazhdim ka interpretuar si aktor prane trupes se pallatit te pioniereve ne shume role. Ka vene disa pjese ne skene si Regjisor.

Eshte aktivizuar si aktor qe nga viti 1973-2011. Ka qene regjisor ne levizjen teatrale amatore ne shqiperi, gjithashtu eshte aktivizuar ne emisionet e Radios dhe Televizionit shqiptar. Ka interpretuar ne kinematografi ne disa filma si: “Qortimet e vjeshtes” personazhin e Dik lushes, “Guri i beses”, “Ariana” ne rolin e shokut te Fatmirit, “Mao ce Dun”, ” Amaneti”, “Yjet e se ardhmes”, “Letra ere”.

Ka interpretuar si aktor profesinist ne Teatrin Popullor Fratin Xhon ne “Romeo dhe Zhuljeta”, Rrobaqepesin tek ” Zbutja e kryeneces”, vellain tek drama “Neser eshte vone”, Fahriun tek komedia e Ruzhdi Pulahes ” I harruari”, Gazin tek drama “Nate me Hene”.

Sadush Ylli eshte aktivizuar dhe si as/regjisor ne tre premiera. Ka drejtuar emisionin ” Udhetim neper shqiperi” me Agim Pipen ne Radio Tirana per me shume se tre vjet. Sadush Ylli ka shkruajtur dy radio drama ne Radio Tirana. Ne vitin 1991 u largua si shume artiste te tjere ne mergim.

Ne vitin 2001 ka punuar si drejtor i kabinetit te Dr. te pergjithshem te R.T SH. Sadush Ylli ka drejtuar per me shume se kater vjet sektorin e femijve, rinise dhe arsimit ne T.V.SH deri ne vitin 2017, kampunuar si drejtor i Stacioneve, te Korces; Shkodres; Kukesit dhe Gjirokastres. Ka qene dhe anetar i bordit artistik te R T SH./Aktoret Shqiptare