Seit Boshnjaku
Seit Boshnjaku

Seit Boshnjaku lindi më 1 gusht të vitit 1914 në Shkodër dhe vdiq në vitin 1985, ishte aktor i njohur shqiptar.

Në vitet 30 ka një aktiivtet të dendur teatror në Shkodër dhe në Tiranë me shoqëritë kulturore “Vllaznia”, “Shkëndia” etj. Fillimisht futet në teatrin e Ushtrisë dhe më pas në 1949 në Teatrit Popullor. Roli i parë qëndror, pas dy roleve të vegjël në komedinë “Prefekti” (polici) dhe “Komploti i të dënuarëve” (Kolonel Mill) që interpreton Seiti është roli i Pashait në dramën “Halili dhe Hajria”, rol që pati shumë sukses, edhe pse e pati interpretuar më parë Andon Pano.

Për mëse 2 dekada nga viti 1950, Seit Boshnjaku interpretoi në mbi 50 role në skenën e Teatrit Kombëtar. Edhe pse doli në pension në vitin 1966, Seit boshnjaku interpretoi edhe më pas role, edhe për mëse një dekadë. Veçohen Prela nga “Toka jonë”, Huis “Proçesi i Lajpcigut”, Abazi “7 Shalianët” Gjeloshi “Dragoi i Dragobisë”, Luka plaku “Trimi i mirë…” , Oktavi “Qeni i kopshtarit”, Lleshi “Cuca e maleve” Doktori “Arturo Ui”, etj

Krahas teatrit ka marrë pjesë edhe në 7 filma artistikë.

  • Perse bie kjo daulle – (1969) Shkesi
  • Toka jonë – (1964)
  • Detyrë e posaçme – (1963
  • Debatik – (1961) Toger Franko