RAMA, Ramiz (1938-2015). Aktor. Lindi ne Shkoder. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1963, dhe filloi pune ne teatrin “Migjeni”* te Shkodres, derisa doli ne pension. Ka luajtur mbi 90 role, shume syresh te dyta, por edhe kryesore, si dhe role te antagonisteve.

Aktrimi i tij dallohej per tone te forta, temperament dhe nje fryme ballafaqimi e konflikti te ndezur ne trajtimin e dialogut. Tipare te tilla jane manifestuar ne interpretimet qe ai ka bere ne shfaqjet Cuca e maleve, Djem te mbare, Shpartallimi, Baca i Gjetajve, cmurosja, Ftese nga larg etj. Interesante ishte figura e Mbretit Blu ne dramen Gjaku i Arberit e Fadil Krajes*, regjisor Serafin Fanko*, e cila u ndertua pergjithesisht ne dy rrafshe: ne ato te vrazhda e nevrotike me Palin dhe ne ato te zymta dhe te ngrysura me te bijen.

Nder arritjet me te suksesshme te tij ka qene interpretimi i rolit te Bektash Shkozes ne dramen Fytyra e dyte e Dritero Agollit*, me te cilin, fale nje qasjeje te thuket satirike ai nenvizoi anen megalomane, cinike, brutale e ambicioze te personazhit, sikunder beri perpjekje, ndonese me pak te realizuara, edhe ne ravijezimin e dyzimit dhe ambiguitetit qe e karakterizonte kete personazh. Ka interpretuar edhe ne 6 filma artistike si: Nje nate pa drite, Flaka e maleve, Te paftuarit, Kur hapen dyert e jetes, Bregu i ashper etj.

Ramiz Rama ishte nje aktor me nje diapazon te gjere te timbrit te zerit, por qe kurre ne jete e tij deshirat e realizimeve artistike nuk u perputhen me deshirat e tij aktoriale. Shume “mure” pati ne jeten e tij.

Gjate viteve te fundit, Ramizi e kemi pare si aktor teksa interpretonte rolin e babagjyshit te Vitit te ri, ne mbremjet tradicionale te femijeve. Tani “Babagjyshi do te na mungoje pergjithnje, por do te jete ne kujtesen e femijeve dhe tonen. I përjetshëm qoft kujtimi i tij!

Burimi: Aktoret Shqiptare