Sokol Angjeli
Sokol Angjeli

Lindi ne Tirane me 30 qershor 1955. Eshte konfirmuar me teper si aktor teatri. Ne vitin 1976 mbaron studimet ne degen per aktor ne Insitutin e Larte te Arteve. Menjehere mbas perfundimit te studimeve, po ate vit (1976) emerohet ne Teatrin Popullor, ne skenen e te cilit ka realizuar mjaft role. Nder rolet me te arrira prej tij mund te permendim: Gonin ne “Diell mbi kaster (1977) te Fadil Krajes ; Vagabondi ne “Ne njeriu qe pa vdekjen me sy” (e rivene ne skene ne v. 1978); Todin “Tragjedia e fundit e Deas”; Quksi “Pas provimit te fundit”; Proteu ne “Dy zoterinj nga Verona”, Markezi Darset, Lordi Grej “Rikardi III”; Bijo-Varen ne “Vdekja e Dantonit”; Xhilio ne “Njeriu virtyti dhe kafsha” (2000) te Pirandelos ; Genci ne “Shtepia ne bulevard”; Bilingu ne “Armiku i popullit”; Prifti tek “Rreshajet” (2002); Loni tek “Karnavalet e Korces” (2003) ; Bato tek “Ne katin e dyte eshte parajsa” (1994); Deni tek “Buburreci” (2006) te Ilir Bezhanit ; Afaristi ne “Franku i V” (2008) , Mushi ne “Fishkellime ne erresire” (2008) etj.

Ne vitin 1986 kryen nje kurs per rregji ne ILA . Me rregji Teatri eshte marre kryesisht edhe ne Maqedoni. Sokol Angjeli ka vene ne skene si rregjizore edhe disa pjese ku spikat me dramen “Beselam pse me flijojne” te Rexhep Qoses me nentitullin Ura e sakrifices ne Teatrin Kombetar te Gilanit ne Kosove ne vitin 2003. “Njeriu qe pa vdekjen me sy” ne Teatrin e Kercoves ne Maqedoni ne v. 2004

Talenti i tij u shfaq ende pa filluar studimet per aktor, ne studion e ngritur prane Teatrit Popullor , ne nje rol te vagabondit me emrin Eliodor Paku ne komedine ‘Njeriu qe pa vdekjen me sy”. Eshte nje aktor qe ka prirje me teper nga gjinia e humorit dhe satires sic u pa ne komedine “Mashtruesi” (1996), por gjithashtu ka interpretuar edhe role ne gjinine e dramatikes, ku shihet nje prani e brendeshme e ndjenjes se drejtperdrejte, sikunder e kryen ne rolin e Asllanit ne dramen “Korbi i bardhe “ te Mihallaq Luarasit (2007), rol me te cilin shperfaqi politikanin e korruptuar. 

Ka interpretuar disa role edhe ne filmin artistik. Rolet e para te Sokol Angjelit jane ne filmat “Pas gjurmeve” dhe “Ne pyjet me debore ka jete” ne vitin 1978 per te vazhduar ne filmat e tjere si, “Shoqja nga fshati (1980); Kur xhirohej një film (1981);Binarët (1987); E diela e fundit (1993); Funeral Business (1999); Një baba tepër (2000) (TV; Pesha e gruas sime (2002);

Loading...

Ai ka realizuar edhe disa projekte e bashkepunime ne TV duke kryer rolin e rregjizorit, recituesit, aktorit dhe koferencierit.

___________________

Ndertuar ne qershor 2016.

Burimi i informacionit:

“60 vjet Teatri Kombetar” 1945-2005 f. 98

“Enciklopedi-Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena – f. 27-28 

Burimi: AlbPjer -& Kinematografia Shqiptare