Sotiraq Bratko, aktori i njohur dhe mjaft aktiv aktualisht i skenës korçare, festoi para dy në datën 8 dhjetor 68 vjetorin e lindjes. Me siguri do të marë shumë urime aktori I dashur I publikut, që si pak të tjerë nga brezi I ndritur I artistëve të skenës vazhdon të interpretojë me mjaft sukses, ndaj Korça Report I bashkohet me shkrimin reth jetës dhe karrierës së tij.

Sotiraq Bratko ka lindur në vitin 1951 në Korçë. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve më 1973, nisi së pari punën si aktor në teatrin ‘A. Z. Çajupi’ të Korçës ku vazhdoi dhe kontribuoi deri në 1996. Asokohe emigroi në Greqi, ku jetoi dhe pynoi për disa vite. Me rikthimin në Korçë nuk mund të rinte larg shtëpisë së dytë, teatrit të qytetit ku rifilloi më me pasion e pjekuri artistike të luante njëri pas tjetrit disa role. Madje edhe në një film, nga të paktët ku shfaqen tashmë artistët e njohur korçarë.

Aktrimi i Sotiraq Bratkos është shquar për vërtetësine dhe sinqeritetin, për karakterin e drejtpërdrejtë të veprimit, pa patetikë dhe teatrelitet. Loja e tij shoqërohej në përgjithësi nga një mardhënie aktive dhe organike me partnerin.

Rolet e shumta që mishëroi në skenën e teatrit të Korçës ishin figura që binin në sy për karakterin e gjetur dhe cilësitë psikoritmike të tyre. Njëra prej tyre, që e bëri të afërt, të dashur dhe të mirëpritur ishte ai i Tirkës, në komedinë e famshme Zonja nga Qyteti më 1976, dhe më pas në komedinë pasuese Një shoqe nga fshati. U bë I pëlqyer për regjizoret e filmit për thjeshtësine e të vepruarit dhe portretin shprehës.

Sotiraq Bratko luajti 17 role në kinematografi duke nisur me Skënderin te filmi Brazdat (1973) dhe duke aritur natyrshem në disa realizime që mbeten në kujtesën e spektatorit si Latif aga te filmi Liri a vd, ekje ( 1979), Kujtimi te Gëzhoja e vjetër (me të ci fitoi Medalionin e Festivalit IV të Filmit), Jani te Shokët (1982) dhe veçanërisht Maksi te Rrethimi i vogel (1986). Te ky i fundit frymoi dyzimi i njeriut në lu, ftën mes eg, oizmit dhe sedrës së lë, nduar me thelbin e virtytshem që e riidentifikon dhe zgjon tek ai mirkuptimin e hu, mbur dhe miqtë e vet.

Pa asnjë tepri mund të thuhet se Sotiraq Bratko është shtylla kryesore, protagonisti I parë, figura qëndrore e teatrit të Korçës në këto vite që është rikthyer nga Greqia. Pasi rifilloi lojën e skenës në pjesën ‘Kapitulli I dytë’ Sotiraq Bratko ka hapur tashmë një seri rolesh. Suksesin më të fundit e arriti edhe në Beograd me rolin e Shusterit të dramës ‘Doktor Shuster’. Korça Report, ashtu si të gjithë dashamirësit e aktorit, me rastin e datëlindjes I uron jetë të gjatë dhe role të tjera edhe më të realizuara në skenë!

Burimi: Korcareport.com