Sotiraq Bratko
Sotiraq Bratko

Sotiraq Bratko ka lindur në Korçë, më 8 dhjetor 1951, në një familje puntore. Është i martuar me Margarita Bratko(Dino) dhe gëzojnë 2 fëmijë, Ilia dhe Katerina. Ka kryer studimet në universitetin e Arteve 1970-1974, në degën e Dramës me rezultate shumë të mira, duke marrë titullin “Aktor teatri”. Në vitin 1969 ka mbaruar shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi”, në Korçë. Fillimet e tij ishin si puntor, tornitor në Uzinën Mekanike Bujqësore, Korçë, dhe mbas përfundimit të studimeve ka patur angazhim të madh në teatër, duke filluar nga teatri i Fierit dhe pastaj një karrierë të gjatë në teatrin e qytetit të tij të lindjes, ku përkushtimi dhe sukseset e njëpasnjëshme si aktor i këtij teatri, po ashtu edhe angazhimi i tij i madh edhe në kinemanë shqiptare e bënë atë një figurë të njohur dhe të dashur për të gjithë.

Në vitin 1993 largohet për pak kohë në shtetin fqinj Greqi, me mendimin dhe bindjen se do të kthehej në Korçë, në teatër për të vazhduar karrierën e tij. Pas kthimit, ai nuk kishte humbur aspak nga forca dhe talenti i tij. Me një sukses tjetër, ai i dha jetës së tij krijuese edhe një herë vendin që i takon, pa u ndjerë aspak mungesa e tij kaqvjeçare. Por duhet thënë se edhe atje ku punoi dhe jetoi, aktiviteti i tij ishte i vazhdueshëm.

Krahas punës si puntor dhe përkushtimit të tij për të patur një familje dhe fëmijë të edukuar dhe të nderuar, krahas përpjekjeve për të shkolluar fëmijët e tij, ai punoi dhe kontribuoi për shkollimin dhe evidentimin e vlerave dhe kapaciteteve shqiptare në emigracion. Në të gjithë karrierën e tij, ai i dha mundësinë vetes të jetë një figurë e njohur, tanimë në të gjithë Shqipërinë dhe kudo që jetojnë shqiptarë. Dashuria, thjeshtësia, përkushtimi, dinjiteti etj, cilësi si këto do ta vlerësojnë me dekorime dhe çmime të njëpasnjëshme, për ta bërë atë figurë kombëtare.

Filmografia

1973: Brazdat – në rolin e Skënder

1976: Përballimi – në rolin e punëtorit të fabrikës

1977: Flamur në dallgë – në rolin e mekanikut Vaso

1978: Nusja dhe shtetrrethimi – në rolin e Petrit

1978: Pranverë në Gjirokastër – në rolin e e operatorit televiziv

1979: Liri a vdekje – në rolin e Latif ages

1980: Gëzhoja e vjetër – në rolin e Kujtim

1980: Një shoqe nga fshati – në rolin e Tirka

1981: Në prag të lirisë – në rolin e Fihti

1982: Shokët – në rolin e Jani

1983: Fraktura – në rolin e babait të Gazit

1984: I paharruari – në rolin e Sotirit

1985: Të shoh në sy – në rolin eNesti

1986: Rrethimi i vogël – në rolin e Maks

1986: Dasëm e çuditëshme – në rolin e Servetit

1987: Botë e padukshme

1989: Njerëz në rrymë

1976: Zonja nga qyteti – Tirka