Vani Trako
Vani Trako

Ishte dita 7 janar i vitit 1923 dhe në fshatin Boboshticë të rrethit të Korçës (Shqipëri) do të lindëte Vani Trako. Ishte djali i Thoma dhe Athina Trakos, dhe vëllai i Kratit, Kiços, Ritës dhe Tirkës. Jeta e tij artistike filloi që në fëmijëri në fshatin e Boboshticës, ku të moshuarit e kishin pagëzuar “bilbili i fshatit” dhe thoshin që ai kishte kënduar që në bark të nënës. Që në moshë të njomë, ai filloi të këndonte pa reshtur në festa te ndryshme, në koret e shkollës si edhe në kishat e fshatit. Në moshën 10 vjeçare e ftonin për te kënduar në Kisha e Mitropolisë dhe e Shën Gjergjit te qytetit e Korçës. Gjate adoleshencës punoi si në fshat dhe në Korçe në profile te ndryshme për ti ardhur në ndihme familjes.

Në vitin 1937 fitoi konkursin për tu futur në Shkollën Greke “Jovan Banga” (Korçe) por me okupacionin fashist në 1939 shkolla u mbyll dhe ai nuk mundi ta vazhdoje. Megjithatë kurrë nuk ju nda fesë kristane ortodokse dhe këngëve bizantine. Pas okupacionit, si në gjithë vendin dhe në Boboshtice vlonte urrejtja për fashizmin dhe revolta ndaj saj dhe dashuria per Greqine. Varfëria dhe papunësia bën që Vani (18 vjeçar) në vitet 1940 – 1941 te punësoheshe në Tirane. Në këto vite aktivizohet në formacionet partizane revolucionare që mbronin Shqipërinë kundër pushtuesve. Për ketë veprimtari arrestohet në prill te vitit 1942 nga Kuestura, e cila e dërgoi në burgun e vjetër. Pas 3-4 muaj me ndërhyrje për mungese provash lirohet. Aktivitetin artistik do ta vazhdonte dhe në formacionet partizane ku përkrahe pushkës ishte këngëtar i Korit Partizan te Komandës se Vendit (Kori i Divizionit te II) Kjo nuk zgjati shume mbasi pas çlirimit në vitin 1945, me urdhër te Komandës se Përgjithshme transferohet në ansamblin e ushtrisë kur përveç korit merr pjesë dhe në grupin e teatrit me regjisor Sokrat Mio.

Në dhjetor 1947 lirohet nga ushtria, kthehet në Korçe dhe atje aktivizohet me grupin teatral amator deri në vitin 1950, vit në te cilin krijohet teatri profesionist. Në vitin 1950, në teatrin profesionist te Korçës luan kryerolin e pare te tij si Goduni me dramën “Përmbysja”. Aktiviteti i tij artistik shtrihet çdo vit duke vene në skene me qindra pjesë në shkolla, qendra punë, kooperativa, reparte ushtarake, Shtëpia e Pionierit dhe Pallati i Kulturës se Korçës. Disa nga shfaqet ku merr pjesë Vani ishin “Hijet e natës”, “Koprraci”, “Doktor pa dashka”, “Këneta”, “Ishulli i Afërditës”, “Dasme në lufte”, “Volpone”, e te tjera. Gjithashtu merr pjesë edhe në kinematografinë shqiptare me filmat “Tana” (1958) (filmi i pare shqiptar), “Yjet e netëve te gjata” (1973), “Rrugicat që kërkojnë diell” (1975), “Përballimi” (1976) dhe “Dëshmoret e monumenteve” (1980). Në vitin 1952 dërgohet në Moske me delegacionin kulturor shtetëror për vizite zyrtare.

Me pas, rreth viteve ’60 emërohet drejtor i teatrit “Andon Z. Çajupi” te Korçës, vendim te cilin e kundërshton i motivuar me pasionin e tij për artin skenik. Në vitet ’70, si aktor dhe regjisor urdhërohet te vere në skene dy opereta me fëmijët e Shtëpisë se Pionierit për konkurrim kombëtar në Tirane: “Flutura” dhe “Vallja e Karançave”, ku për te dyja vlerësohet me flamurin dhe me çmimin e pare. Në teatër dhe kinematografi, ai do te punonte me dashuri dhe pasion duke treguar edhe talentin e tij deri në dalje në pension.

Por i palodhur nuk mjaftohet me kaq, aktivizohet me klerikët dhe merr pjesë në Korin e Kishës “Shën Ilia” dhe që nga viti 1998 organizonte edhe drejtonte Korin e Kishës “Shën Thanasi”. Këngët fetare i jepnin kënaqësi, i këndonte me ndenje, pasion, përkushtim dhe respekt te veçante. Gjithashtu merrte pjesë edhe në kori karakteristik korçar “Kori Lyra”, nga i cili nuk u nda me shume se kater dekada. Ashtu siç ishte një aktor i talentuar, Vani kishte lindur edhe për te kënduar. Gjithë jetën nuk u nda nga kënga. Ai këndonte sa për vete aq edhe për publikun e gjere këngët e bukura korçare në gjindra koncerte. Në to shikonte gëzimin e jetës, ndjente kënaqësinë që sillnin këngët patriotike, këngët e memedheut, këngët lirike e satirike, te dashurisë për natyrën, vendin e njeriun.

Realizimet e tij aktoreske dhe aktivitet e ndryshme i kane sjelle Vanit vlerësime nga specialistet dhe spektatoret. Nga institucione te ndryshme është nderuar me medalje, urdhra si dhe me titullin “Artist i Merituar”.

Se bashku me bashkëshorten e tij, një prej artisteve te para te teatrit profesionist dhe qytetare nderi e qytetit te Korçës, Qefser Kushe-Trako, linden, riten dhe edukuan dy fëmije te nderuar dhe te respektuar, Petrika dhe Mamica. Gjithashtu ishte një gjysh i përkushtuar, i dashur dhe i vlerësuar nga mbesa dhe tre nipërit e tij.

Në 28 dhjetor te 2009, Vani ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej muajsh nga një sëmundje e pashërueshme.

Vani është një prej gurave te rende që u vendosen në themelet e teatrit profesionist korçar. Është një prej dhjete pëllumbave që shtegtuan mbare vendit për te përhapur fjalën e poetit, dashurinë për njëri tjetrin dhe dashurinë për jetën. Ai mund te behej një ushtarak i talentuar ashtu siç u bene shume nga shokët e tij partizane, por ai dëshironte te behej Promete, që te përhapte dashurinë për jetën, për njerëzimin, dhe u be fale punës, pasionit, talentit dhe mësuesve te tij te talentuar. Artisti e mëson popullin se si duhet ta shohë jetën, ndaj dhe mbetet i pavdekshëm sepse vepra e tij jeton, fjala e tij dhe mesazhi për njeriun e mire do vazhdoj te përhapet brez pas brezi.

Filmografia

  • Hije që mbeten pas (1985)
  • Dëshmorët e monumenteve (1980)
  • Përballimi (1976)
  • Rrugicat që kërkonin diell (1975)
  • Yjet e netëve të gjata (1972)
  • Tana (1958)

Burimi: wikipedia.org