Viktor Zhusti
Viktor Zhusti

Viktor Zhusti lindi më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë – Greqi. Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Albertit, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës.

Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Luigj Gurakuqi, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet sërish, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.

Filmografia

Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
Dhe vjen një ditë (1986)Llano Bleta
Taulanti kërkon një motër (1984) …. Piro
Nëntori i dytë (1982)
Kur xhirohej një film (1981)
Gëzhoja e vjetër [1980]……Pandi Myllo
Malet me blerim mbuluar (1971)……Jaho
Komisari i dritës (1966) …. Mark Dedina

Teatër

Kush ka frikë nga Virginia Wolf (2009 – 2010) Teatër, dramë
Te gjithë kanë huqe (2009) Teatër, komedi
Shi në Plazh- (1982) Teatër, komedi……Alberi
Komunistët Teatër, dramë
Toka e ndezurTeatër, dramë