Ylli Demneri – Lindur në vitin 1961, në një nga familjet më të vjetra e më të mëdhaja të Tiranës. – Mbaron liceun për pikturë. – Në vitin 1979 fillon akademinë e arteve për regjisurë. Kursi i parë i regjisurës (Petagogë, Pirro Mani, Vangjush Furrxhi, Esat Oktrova, Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Kristaq Dhamo, etj). – Gjatë kësaj kohe Viktor Gjika të angazhon në filmin “Në çdo stinë”. – Pas katër vjet studimesh, emërohesh si asistent-regjisor në Kinostudio. – Realizon dy dokumentarë : “Kur flasim për poezinë” dhe “Hapa në park”.

Të dy dokumentarët flerësohen me çmim në festivalin e filmit. – Në vitin 1988 të akordohet një bursë për studime post-universitare në Francë. Studion në “Conservatoire libre du cinéma français”, dhe dy vitet e fundit në “Université de Jussieu”. – Përgjatë tre viteve fillon e jep mësim si asistent-petagog në po këtë universitet (praktikë teatri). – Me ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri në vitet ’90, qëndron në Francë. – Bashkëpunon me Pierre Aubry për realizimin e dokumentarit “Kadaré, un chateau de liberté”. – Pastaj, shkëputesh nga kinemaja dhe fillon si drejtor artistik në revistën “Le journal de l’action sociale”, ku vazhdon edhe sot. Në vitin 2011 boton librin e parë “Më kujtohet”. Në vitin 2013 – “E dashur A.” 2016 – “Bloc-notes” 2017 “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”.