Anisa Markarian
Anisa Markarian

Anisa Markarian është aktore shqiptare me origjin armene (U lind në Tiranë, më 4 korrik 1962). Me profesion mjeke, por aktore dhe skenariste e talentuar. Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare. Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin “Sënduku i kujtimeve” (1997).

Filmografia

Loin des barbares – (1994)
Ngjyrat e moshës – (1990) Skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor.
Pranvera s’erdhi vetëm – (1988) Bashkeskenariste dhe interpretuese e rolit kryesor. Ky film fitoi kupën e Festivalit te 8te.
Në çdo stinë – (1980) Nderuar me kupën e Festivalit de IV te Filmit si aktorja me e mire ne rol kryesor.
Vajzat me kordele të kuqe – (1978)