Bruna Borova lindi ne Korçe dhe u rrit ne Tirane ne nje familje intelektuale.Mbasi mbaroi fakultetin e Arteve te bukura, punoi 3 vjet ne Teatrin e Fierit .Deri ne 92 punoi ne Estraden e Tiranes nga u terhoq per tu marre me bisnes i cili me ulje e ngritje si vete Shqiperia nuk i shkoi keq.

Sot eshte pronare e nje residence dhe restoranti ne qender te Tiranes. Ne 94 u martua me nje bisnesmen italian me te cilin ka nje djale dhe nje jete te qete familjare.U rikthye ne art 4 vjet ne Teatrin e Metropolin ku eshte pergjegjese e artit skenik dhe ka bere mjaft role ne shfaqje per femije si dhe te ” Hajdutja e bukur ” dhe ” Arturo Ui ”.

Ka luajtur dhe ne filmat ”Shtepia jone e perbashket” Flonja,”Nje nate pa drite”, “Pas takimit te fundit”.

Burimi: Aktoret Shqiptare