Drita Haxhiraj
Drita Haxhiraj

Drita Haxhiraj lindi në Tiranë më 3 prill të vitit 1947, është aktore shqiptare e cila ka luajtur edhe në skenën ndërkombëtare.

Studimet e larta i kreu në ILA në degën e dramës në 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor. Për 25 vjet rrjesht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar si edhe në kinematografi. Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaca”, “Oret e Kremlinit”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret ne ferr”, “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Lumi i vdekur”, “Shenomeni dhe mua”, “Epoka para gjygjit”, “Shkëlqimi dhe renia e shokur Zylo”, “Miq te paftuar”, etj. Ndërsa në kinematografi ne filmat “Debatik”, “Oshetime në bregdet”, “Vitet e pritjes”, “Ngadhënjim mbi vdekje”, “Njësiti Guerril”, “Fejesa e Blertës”, “Zemra qe nuk plaken”, “Nxënësit e klasës time”, “Mondi dhe Diana”. Gjithashtu ka interpretuar ne Itali dhe Zvicër ne serialet “La squadra”, “Diritto di difesa”, “Il falco e la colomba”, si edhe ne filmat “Passo a due”, “La roulette”.

Ka qenë 5 herë prezantuese e Festivalit të Këngës në RTV. Për punën e saj si artiste është nderuar me çmime të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Është bashkëshorte e aktorit dhe regjisorit Fatos Haxhiraj. Jeton me familjen në Itali, pas ikjes nga Shqipëria në vitet 90-të.