Aktorja e parë shqiptare lindi para njeqind vjetesh. Myzafere Gjinali u lind në Turqi (Çanakale) në vitin 1917. U rritë e edukua në Shqipëri, dhe u moshua në Kosovë. Ishte njera ndër aktoret e para shqiptare të Shqipërisë dhe e para femer aktore në Kosovë. Aktroi dhe ëndërroi skenën, por përfundoi si mesuese, pedagode, grua, nënë… Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ajo kaloi në Kosovë. Ishte njera ndër Aferditat e para të Kosovës. Ato Aferditat e arësimit qe erdhen nga Shqipëria për të edukuar e ngritur femren shiptarenë Kosovë në vitet e 40-ta.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Dikur, e njihnin edhe për bukurinë, elegancen, sharmin e sajë magjik. Bukurinë e sajë, e kishin rexhistruar me kamerën e tyre, edhe Marubët e famshem, qe në vitet e 30-ta. Sot, disa e njohin si luftëtare, e disa si mesuesen e tyre më të dashur. E njohin edhe si bashkëshorte te intelektualit të shquar Tajar Hatipit, i cili poashtu la Shqipërinë për Kosovën. E njohin edhe si nënë të dy sportisëve të dalluar të Kosovës. Por, të gjithë e njohin si zonjë të fundit të gjenerates më të vjetër të femrave intelektuale të Kosovës e Shqiperisë.

Jetoi në Çanakale, Durres , Tiranë, Shkoder, Elbasan, Kukës, Prizren e Prishtinë… Në kohën kur ajo arrijti në Kosovë , ky vend, ishte një arë e djegur, mbi të cilin Ernest Koliqi po pçerpiqej të mbjell farën e arsimit. Mesuesja e re, Myzafere Gjinali, u bë – e bukura e atij dheu. Jo vetem me pamje, por edhe me punën qe bëri. Në një intervistë më të herëshme të zhvilluar nga Valdete Gjana Morina, kjo zonjë e skenës e arsimit , flet për jeten e sajë, aktrimin, dhe fatin qe e solli nga Shqiperia në Kosovë ne një kohë kur Kosova, fare pak kishte femra të arsimuara.

Babai im, Ismail GJINALI, ka qenë oficer prandaj jeta e tij ka qenë jetë përherë në lëvizje, fillon rrefimin e sajë Myzafere Hatipi. Prej Turqisë u shpërngulëm në Durrës, ku na u lind edhe një motër. Prej Durrësi pastaj kaluam në Shkodër, prej Shkodre në Elbasan etj. Në lëvizjen demokratike të vitit 1924 babai ishte në anën e Fan Nolit. Një natë ramazani, në Elbasan e kanë burgosur, dhe si përkrahës i lëvizjes demokratike e kanë futur në burg në Tiranë. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, për tim atë më së miri ishte të largohej. Pasi edhe xhaxhallarët i kisha oficerë me mbiemrin Gjinolli qe ishte mbiemri ynë i vertetë, Gjinolli, për t’u distancuar nga ata, im at e adaptoi mbiemrin Gjinali. Dhe kështu gjithë familja u shpërngulëm në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, prej nga unë i kisha prindërit. E këtu im atë, këmbëngulës që të mësonim vetëm shqip e kurrsesi në gjuhë tjetër, na dërgoi ne fëmijët në shkollën katolike te një murgeshë.

Më vonë u regjistrova në gjimnaz. Vitin e parë e kreva, por posa nisa vitin e dytë e lashë për shkak të thashethemeve. Gratë dhe të vjetrit na fyenin duke na thënë se baba juaj s’ka para të blejë çarçaf për t’na mbështjellë ne vajzat me ferexhe…Duke u ballafaquar me sfida te reja, një natë im at solli vendimin që të ktheheshim prapë në Shqipëri si emigrantë! Atje ia dhanë një copë toke, por im atë, atë tokë prapë ia fali një bujku sepse tha: “Ai që e punon këtë tokë, atij edhe i takon ajo.” Në Kukës, derisa isha ende nxënëse e shkollës fillore, kërkuan që të bëhem mësuese por im atë nuk më la, sepse dëshironte që unë të vazhdoja shkollimin. Më vonë, pasi kreva normalen, u emërova mësuese, së pari në Tepelenë, ku thoshin janë 99 shtëpi e kurrë s’bëhen 100, për shkak se i rrëzon e i shkatërron era e fortë që frynte atje.

Në kohën e pushtimit italian, u hap kufiri me Kosovën, dhe shpall parulla: “Kosovarët për Kosovën.” U lajmërova, dhe me emruan mësuese në Prizren. Aty vazhdova veprimtarinë time revolucionare, që e pata nisur në Shqipëri, ku bashkëpunoja më Asim VOKSHIN.

Teatri, nuk ishte vetëm dëshirë imja personale, por edhe traditë familjare, vazhdon rrefimin e saj zonja Hatipi. Im atë, derisa ishim në Turqi, merrej me organizimin e jetës kulturore të shqiptarëve në Turqi. Kështu, ai me grupin e një shoqërie shqiptare atje, edhe viteve të njëzeta të këtij shekulli, bënte shfaqje teatrore, hapjen e shkollave ku mësohej shqip etj.Por derisa në shkollim të mesem në Tiranë, erdhi një ekip i cili duhej të bënte përzgjedhjen e nxënësve pasi po hapej Shkolla e Dramës dhe na qitën në oborrin e shkollës si dele. Erdhi një nga ta përfaqësuesit, Nush BUSHATI. i cili më vonë do të na mësojë aktrimin bashkë me të shoqen dhe bënte me gisht: “Zgjidhma këtë, këtë dhe këtë…”. Nush Bushati e kishte të shoqen si duket çekosllovake, e cila ishte gjithashtu aktore, kështu që ajo na mësonte ne femrat, ndërsa Nushi meshkujt. Zgjodhen dhjetë femra dhe dhjetë meshkuj. Ndër femrat isha edhe unë. Por në skenë kurrë s’kemi dhënë shfaqje bashkërisht me meshkujt, ndaj nuk me kujtohet ndonjë emer mëshkulli, por, nga femrat kanë qenë disa korçare, shumë të afërta, e të talentuara. Ndër to ka qenë edhe Nimete Bala, pastaj Nafie MEMA, bashkëshortja e ardhshme e poetit të madh, Lasgush PORADECI. Nimete Balës atëherë i pat rënë ta lozë rolin Jean D’Ark (Zhan Dë Ark), ndërsa roli im që duke vënë kurorën në kishë të ik, ngaqë s’e doja burrin, por këtë nuk arritëm ta realizojmë.

Unë, edhe më heret si mësuese kisha aktruar në shfaqje të ndryshme. Një ndër to ka qenë edhe shfaqja “Kosovarja”. Mandej kam aktruar edhe në shfaqjen “Sikur t’isha djalë”. Dramatizimin e këtij romani të Haki Stermillit e bëri një djalosh i ri, në atë kohë , në të cilin rash në dashuri dhe ai u bë bashkëshorti im i ardhshem – Tajar Hatipi. E kam luajtur rolin e Nënës së Maksim Gorkit, regjisore e së cilës ka qenë Sonja NIMANI. Këto pjesë skenike, janë shfaqur në Prizren e në Kosovë gjatë vjetëve 1942/46
Me kujtohen edhe detaje të çuditshme nga ajo kohë. Derisa është shfaqur drama “Kosovarja” dikush prej spektatorëve ka tentuar që ta vrasë “naçallnikun”, rolin e të cilit e lozte Sylejman DRINI, sepse iu kisha dhimbsur unë derisa e vajtoja babain tim të vrarë, (rolin e të cilit e lozte burri im i ardhshëm Tajar HATIPI). E kam vajtuar në mënyrë shumë të bindshme, me gjestikulime e ngashërime që të linin përshtypjen se vërtet e vajtoja një të vdekur. Bëja edhe improvizime. Prapa skenës, i lagja sytë me ujë që të duket se janë duke më rrjedhur lotët. Dikush si duket u emocionua shumë dhe gadi na e vrau aktorin në skenë (naçelnikun). Pastaj, në dramën “Sikur t’isha djalë”, e lozja rolin e njerkës. Si duket e loza bindshem, pasi nj[ë shikues nga publiku, nga mllefi më bërtiti: “Shtrigë!”

Pas Luftës së Dytë Botërore, mua dhe Tajarin na ftuan në Teatrin Popullor,(më vonë Krahinor) Unë u gëzova shumë për këtë ofertë, mirëpo Tajari nuk pranoi të vazhdojë aktrimin, kështu që edhe mua m’u kufizua mundësia për të vazhduar punën time si aktore. Me Tajarin, ishte teatri ai qe na bashkoi. Ai që në dramë ishte babai im, në jetë u bë burri im. Kështu gjërat ndërlidhen në jetë shpesh. Si duket, ai më kishte simpatizuar heret në rini, e unë këtë s’e kam ditur. Një ditë, ma zbuloi dëshirën për ta dramatizuar romanin Sikur te isha djal. Unë u tregova e gatshme që të shkruaja ato që ai do t’i diktonte. Gjatë kohës derisa bënim këtë adaptim , ai ma shfaqi dashurinë. Kështu nisi e tëra.

Perpunuar nga: Albumi AK

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës