Rabie Hyka lindi në Tiranë më 9 korrik 1958. Mbas shkollës 8 vjeçare konkuroi në liceun artistik ‘Jordan Misja’ ku studjoi për katër vjet muzik dhe flaut. Megjithë dashurinë që kishte për muzikën e instrumentin, pasioni i vërtet i saj ishte arti dramatik. Më 1977 filloi studimet në Akademin e Arteve në degën e Dramaturgjisë. Esat Oktrova, Vangjush Furxhiu, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Timo Flloko e Vera Zheji ishin pedagoget e mrekullueshëm që formonin brezat e aktorve të rinj.

Mbas studimeve në 1981 filloi punë në teatrin e estradës Tiranë, po atë vit luajti dhe rolin e pare në film, atë të Despinës, në filmin “Një Natë pa Dritë ” të regjizorit Gëzim Erebara. Per gati 11 vjet në Teatrin e Estradës pati fatin të punonte me regjizorë me emër, si Gjergj Vlashi, Pirro Mani, Kosta Kamberi, Vasillaq Vangjeli etj.

Punoi me kolege të talentuar e të palodhur që nxirnin të pakten 3 premiera në vit. Krahas punës në Teatrin e Estradës interpretoi në kinematografi ku realizoi disa role kryesore e disa episodike. Në javën e teatrit 1986 u vlerësua nga juria për realizimin me nivel artistik të rolit të Syxixës në komedin ‘Don Kishoti i Mançës.

Në Korrik të vitit 1986 ju dha nga Kuvendi Popullor, medalja ‘Naim Frashëri’ për interpretim me nivel artistik në fushën e humorit e satirës. Në vitin 1993 u martua dhe nga martesa erdhën në jete dy fëmijë, Sarah Ann dhe Jens. Që prej vitit 1993 jeton në Gjermani me burrin dhe fëmijet e saj.

Filmografia: “Nje nate pa drite” – (1981), Despina; “Nje emer midis njerezve” -(1983), Infermierja; “Dritat e qytezes” – (1983), Tana; “Fushe e blerte fushe e kuqe” – (1984), Flutura; “Bardhesi” – (1986), Drita; “Zevendesi i grave” – (1987), Drita; “Djali elastik” – (1989), Mesuesja; “Mirela” – (1988), Linda; “Don Kishoti i Mançes” (1989), Syxixa.

Kolazh fotografish nga Kinematografia Shqiptare