Merita Smaja ka lindur me 13 maj 1958 ne qytetin e Beratit. Ka jetuar ne Burrel femijerine e ne Peshkopi adoleshencen ku aty mbaroj edhe gjimnazin e me pas vazhdon studimet ne institutin e Larte te Arteve ne Tirane (Sot Universiteti i Arteve ). Ka punuar ne Estraden e Peshkopise per nje vit e me pas u emerua ne teatrin e Shkodres, ne vitin 1981.

Nga ajo kohe ka punuar ne teater, televizion e film per vite me rradhe ku ka krijuar nje galeri te tere rolesh. Me punen e saj ka arritur te fitoj dy cmime si aktorja me e mire e festivalit per role protagoniste per: Heroinen e Gruas ne tragjikomedin “Vizita e fundit” e Albri Brahushes dhe me dramen “Dy jete” te Fadil Krajes .Sot vazhdon te aktroje po ne kete teater. Merita Smaja ka luajtur ne disa filma si tek “Flaka e maleve”, telekomedia “Pak fresk sonte”, “Letra ere” i Edmond Budines dhe “Gruaja pa krahe” prodhim Shqiptaro Kanadez.

Ka shkruar shume librete shfaqesh dhe ka realizuar regji TV, ka punuar gazetare ne TV dhe moderatore. Vazhdon ende te punoje ne teater e tv. Merita Smaja eshte bashkeshortja e aktorit te mirenjohur shkodran dhe regjisorit te Teatrit “Migjeni” te ndjerit Fatbardh Smaja. Pasioni i aktrimit vazhdon edhe tek femijet e tyre ku vajza e ciftit Smaja studion per aktrim dhe djali i tyre per regji.

 

Loading...