Edi Luarasi (1940). Aktore. Lindi ne Tirane, me 7 maj, nga prinder intelektuale: e ema mesuese, i ati, Ndoc Mirdita, oficer i larte i ushtrise. Qysh femije ra ne sy per talentin e saj si kengetare dhe ne moshen 14-vjeare u aktivizua nga Estrada e Shtetit* si kengetare (1954-1957) se bashku me te motren, duke u bere te njohura si dueti “Motrat Mirdita”. Regjisori i njohur Mihal Luarasi shqoi talentin e saj per aktrim dhe e aktivizoi ne role te vogla si dhe dy komedi te plota.

Ne vitin 1958, ajo u martua me te dhe nje vit me vone hyri ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, ne kursin e pare te saj (1959-1963). Fill pas mbarimit te studimeve u emerua ne Teatrin Popullor*, ku luajti edhe rolet e para: Vera te drama Shtepia ne Bulevard e Fadil Pacramit* dhe Beatricja te komedia Shume zhurme per asgje e Shekspirit. Qysh me keto dy role duket se mori udhe edhe profili i saj aktorial, i cili ravijezohet njeherazi ne dy kahe: ate dramatik-psikologjik dhe ate komik e gazmor.

Aktore me temperament te forte, ze kumbues, e gjalle dhe plot energji, ajo nje vit me vone luajti rolin e Lenes ne dramen Doktor Aleksi te Ibrahim Urucit*, duke luajtur perkrah Kadri Roshit. Kordelia te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit (1965) ishte nga figurat ku E. Luarasi deshmoi begati emocionale, natyrshmeri dhe vertetetesi, me synimin per te dhene ndershmerine, boten e paster, te brishte e poetike te bijes me dashurine dhe perkushtimin e painters ndaj te atit.

Fale vullnetit per te provuar, ajo realizoi individualisht ne vitin 1967 rolin e Cuces ne dramen Cuca e maleve e Loni Papes*, ku theksoi vullnetin, shpirtin luftarak dhe kembenguljen e heroines per te mberritur qellimin e saj me perhapjen e arsimit dhe diturise nder grate malesore. Nga rolet mbreselenese te E. Luarasit ishte ai i Leas ne dramen Njollat e murrme te Minush Jeros, regjisor M. Luarasi, vene ne teatrin e Korces, fituese e Festivalit IV te Teatrove, drame e cila u kritikua ashper nga vete diktatori Enver Hoxha per “nxirrje te realitetit”. Me kete rol ajo mori “Medaljen e Arte” si aktorja me e mire.

Ne veshtrimin e saj E. Luarasi rivleresoi aspektin njerezor te figures, perpelitjen per te perballuar raportet e veshtira, delikate e kontradiktore ne familje (me te shoqin, te birin), sikurse trysine e ardhur nga aktori social-politik ne formen e nje opinioni konservator agresiv, qe nderhynte, shqetesonte dhe disekuilibronte marredheniet personale, deri edhe intime, ne trajten e nje vetedijeje dhunuese.

Lea erdhi pikerisht ne keto kunderthenie e dyzime shpirterore, cka rriti ndjeshem fuqine ndikuese tek audienca, sikunder edhe thelloi per mbare semantiken e saj me dometheniet e ofruara pertej tekstit. Ne rrafshe epike dhe sublime, luajti rolin e nenes ne dramen Te pamposhturit e Minush Jeros (1971). Duke ruajtur nje drejtpeshim te mire ideomocional ne kahet kontradiktore te personazhit, ajo operoi me aplikimin e toneve te thuketa dramatike e tragjike, nen nje tension psikologjik te skajshem dhe e vendosur ne situaten ekzistenciale te dilemes: te shpetoje te birin dhe te komprometoje aksionin e pritshem te luftes guerile, apo e kunderta?

Ne vitin 1971 kthehet ne Tirane dhe luan serishmi rolin e Beatrices ne komedine Shume zhurme per asgje (regjisor Mario Ashiku) ne Teatrin e te Rinjve*. Rikthimin ne Teatrin Popullor, qe ngjau nje vit me vone, e promovoi me dy role, fatkeqesisht te ndaluara nga censura: nena italiane te drama Armiqte e Shpetim Gines (i cili pati nje fund tragjik) dhe Keroli ne dramen Orfeu zbret ne ferr e Tenesi Uilliamsit.

Prezantoi Festivalin e 11 te Kenges ne Radiotelevizion, ne 1973, dhe me 1974 e larguan nga Teatri Popullor, si bashkeshortja e M. Luarasit, tashme te denuar me burg, pa e braktisur ate ne ditet e veshtira, perkundrazi duke punuar per 17 vjet rrjesht si rrobaqepese, derisa doli ne pension. Pas rrezimit te diktatures, me 1991 regjisori Gezim Kame* e therret ne Teatrin Popullor qe te luaje rolin kryesor, Kler Cahansian, ne dramen Vizita e dames plake e Frederik Durrenmatit. Ky ishte nje rikthim mallengjyes dhe nje triumf i aktores. Instikti i saj i pacenuar dhe i dlire beri qe ky rol te shenoje dhe piken me te larte interpretative te gjithe karrieres, cka u vu re ne qasjen e mprehte dhe inteligjente kundruall personazhit dhe filozofise qe ajo perfaqesonte.

Sa racionale, e pameshirshme, hakmarrese dhe “e thate”, po aq aktorja nuk i kurseu as flukset emocionale, ne forme reminishencash te befta, qe vinin nga rinia e hershme dhe dashuria e poshteruar dikur. 1993-2003 vendoset ne Hungari prane te shoqit, per t’u rikthyer me disa role te tjera, ku spikati ai i nenes ne dramen Korbi i bardhe e M. Luarasit. E. Luarasi ka luajtur edhe tri role ne kinematografi, ku bie ne sy roli i Aferdites ne filmin Ngadhenjim mbi vdekjen. Mban titullin “Artiste e merituar” (1992).