Ema Andrea (1971). Aktore, pedagoge. Lindi ne Tirane, me 18 gusht. Pasi kreu liceun artistik “Jordan Misja”* per kercimtare, vazhdoi studimet ne Akademine e Arteve* ne Fakultetin e “Artit Skenik” per aktore, te cilat i perfundoi ne vitin 1994. Ka kryer disa kurse specializmi, ku vecohet ai per Commedia dell’Arte ne Piz ate Italise. Jep lenden e “Edukimit trupor” ne kete Akademi. Nga rolet e par ate saj eshte Arieli te tragjedia Shtrengata e Shekspirit (1997).

Luajti me pas ne pjesen Keq e me keq te S. Beketit, me regji te A. Bashes*, ku shperfaqi dhuntite e saj per aktore qe nderthurte me ndjenje dhe hijeshi skenike castet poetike e psikologjike me energjine plastike, gjestet e clireta dhe pantomimen, ne nje forme tragjikomike, nga ku bulezonte metafora e ankthit ekzistencial. Ne vitin 2002, interpretoi monodramen Psikosis 4.48 e Sarah Kane, ku deshmoi nje fuqi e vrullim pasionant, duke e shtegtuar rolin brenda nje kurbe te mbyllur deshperimi te skajshem, deri ne castet e nje nervozizmi dhe deliri paramortor, ndjeshmeri e cila percolli te publiku traumen e rende te femres se zhgjenjyer e te tradhtuar nga dashuria dhe nga jeta e padenje.

Ajo i mesoi situates se ankthit, marrezise e tjetersimit vrases. Ndryshe nga ky plan i thuket psikologjik, qe rremonte ne motivet e brendshme katastrofike te vetedijes se fyer e te poshteruar, ne rolin e vajzes te drama Kepucet e Stefan Capalikut* (2001) ajo luajti ne nje tjeter plan, ate lirik e melankolik, me nenshtresa poetike, ku behej e dukshme bota e trishte dhe enderrimtare e nje vajze thuajse leneshe, qe jeta dhe dashuria e kish braktisur ne vetmi dhe dramatikisht gjendej balle vetvetes e trishte dhe e brishte.

Figura e gruas ne diadramen Tri kenge dashurie e S. Capalikut (2004) konsolidon menyren e aktrimit te saj, duke shestuar ne tri rrafshe kontrapunktuale, porn e harmoni konceptuale, tri ndjesi zoteruese: romantiken dhe poezine e dashurise kur femra kurorezohet ne martese, vetekonsumimin e saj kur ajo nis te perballet me problematiken e pameshirshme ekzistenciale, urrejtjen, perbuzjen dhe ankthin e pendeses, kur dashuria tashme ka vdekur. Ne vitin 2004, E. Andrea mberriti nje nga kulmet e saj me monodramen I’am from Albania (Une jam nga Shqiperia) te S/ Capalikut.

Dhuntite e saj plastike, te vecanta ne llojin e vet, aftesia imituese, zhdervjelltesia e levizjeve, sensi komik e humoristik, sikunder kapercimet e endshme nga dramatikja dhe ankthi te komikja dhe sarkastikja, gjithhere nen nje tis trishtimi dhe vetedemaskimi, i dhane rolit permasen e duhur, madje duke e avancuar dhe pasuruar me tej tekstin me shenja aktoriale originale. Pas ketij rrugetimi ne ngjitje, E. Andrea mberrit nje tjeter lartesi te figura e veshtire e Medeas ne treagjedine homonime te Euripidit (2006). Permes piskamave, kujes, zemerimit dhe fyerjes, si tonet bazale te perjetimit te saj, ajo jetesoi dramen e thekshme te gruas se braktisur e te poshteruar, urrejtja e se ciles ndaj te shoqit, Jazonit, e tejkalonte hakmarrjen “e perligjur” a “te arsyeshme”, duke vrare edhe vete femijet e saj.

E. Andrea u rrek te sillte nepermjet Medeas jo aq “shtrigen” me fuqi eskatologjike, perkundrazi graun e lene ne mjeriin e fyerjes, mosmirenjohjes dhe braktisjes. Ndersa me rolin e Kasandres ne tragjedine Trojanet e TK (2008), solli jermin e vajzes falltare te Priamit, ezoterizmi i se ciles, tok me virgjerine e dhunuar, u dhane si nje shfaqje decorative, te cilen ajo e percolli fale perzgjedhjes se qellar te elementeve plastike, mimike e koreografike. E. Andrea ka bere edhe disa sprova ne lamine e regjise, me e suksesshmja e te cilave ishte Poshteperpjeta e dashurise (nga Opera per tri grosh e Bertold Brehtit), 2008.