Liza Vorfi
Liza Vorfi

Liza Vorfi lindi në Gjakovë më 29 nëntor të vitit 1924 është aktore e njohur shqiptare dhe vdiq në Tiranë më 30 janar 2011.

Në 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”.

Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”.

Gjatë karrierës së sajë ka zhvilluar mbi mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina “Borgjezi fisnik”, Beatriçja “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia “Karnavalet e Korçës”, Marta “Cuca e maleve”, Mara “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.