Mimika Luca
Mimika Luca

Mimika Luca lindi në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si p.sh: Suzana, Luçia, Tjen Ny “Muri i madh”, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet”, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Tetarin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në ILA, dega dramë.

Filmografia

  • Viktimat e Tivarit (1996)
  • Treni niset më shtatë pa pesë – (1988) ….Nëna e Etlevës
  • Botë e padukshme – (1987)………………Leni, bashkëshortja e Iliazit
  • Përrallë nga e kaluara – (1987) …..Nëna e Marigosë
  • Rrethimi i vogël – (1986) ………..Shega
  • Të shoh në sy (Film TV)(1985) ……Nëna e Gjergjit
  • Shi në plazh – (1984) …………………Nëna e Alberit
  • Taulanti kërkon një motër – (1984) …. Edukatorja
  • Nxënësit e klasës sime (1984) …. Drejtoresha e shkollës
  • Zambakët e Bardhë – (1983) …. Drita, sekretare partie
  • Ne shtepinë tonë – (1979)………………Nëna e Anës
  • Kur hidheshin themelet – (1978) (TV) …. Laja
  • Kryengritje në pallat – (1972)
  • Detyrë e posaçme – (1963)
Loading...