Pranvera Lumani (Veizi). Aktore. Ka lindur në Berat më 13 maj 1965. Ka mbaruar studimet ne Insitutin e Larte te Arteve (ILA) per aktore ne Tirane ne vitin 1987. Mbas mbarimit te shkollës i hyn rrugës se bukur te aktrimit. Fillon pune ne Estraden Profesioniste te Beratit. Ne kinematografi fillimet i ka qe ne vitin 1984 ne “Nxenesit e klasës sime” ne rolin e Lilianes ne nje rol episodik. Nje vit me vone, 1985 vazhdon karrierën ne film ne rolin e Blertes tek “Ne prag te jetës”.

Pranvera Veizi do te luaje edhe ne disa filma te tjerë ne vitet ne vazhdim si ne filmin mjaft te bukur “Kur hapen dyert e jetës” si Vera (1986); “Dasëm e çuditëshme” ne rolin e Sherkes (1986); Eja (1987); Një vitë i gjatë (1987), “Zemra e nenes” (1993). Mbas 90-tes do te përqendrohet kryesisht tek humori si aktore e kësaj gjinie. Ne vitin 1994 behet pjesetare e varietese se Estrades se Tiranes. Ka interpretuar ne gjelle te ndryshme te humorit, komedi, skece, intermexo, parodi, monologje e kuplete.

Bie ne sy ne shume shfaqje aktrimi i saj perkrah aktori te mirenjohur te humorit Sejfulla Myftarit. Keshtu spikat ne skeçet mbas v. `90-te si “Partia te heq njollën”(1992) ; “O berat qe pate fat” me “Grupin lemeria” ; “Horoskopi i emigrantit” (1994); “Tradhetia”(1996) etj. Edhe me varieten e Tiranes ka interpretuar ne shume skeçe përkrah humoristeve te mirënjohur te kësaj estrade, nder te cilët me Met Bega si psh “Goca e xhaxhit”(1995); “Trajtimi i pacientit”(1996) apo me Agim Bajkon ne “Aventurat e nje refugjati”etj

Ne vitin 1995, sebashku me emrat e mirënjohur te humorit tone, Koco Devole dhe Sejfullah Myftari (Ceken) interpreton ne telekomedine “Per pushime ne Rome”. Nje vit me vone, 1996 ne komedinë brilante “Nje burrë me dy gra”. Ne vitin 1997 do te kete nje rol ne telekomedine “Diktatoret”. Bashkëshorti i saj është kompozitori Valentin Veizi. Qe nga viti 1999 u shperngul familjarisht ne SH.B.A.

Loading...

Burimi: Aktoret Shqiptare