“Fortuna “filmi shqiptro-rus mbahet mend për aktoren e bukur që në artin kinematografik shqiptar shkëlqeu vetëm për disa çaste e që më pas u shua në qiellin e pafund të politikës.

Ajo ishte një bukuroshe që vinte nga Rusia e largët.Një bukuri që e kishin zili jo vetëm rregjisorët rusë por dhe aktorët shqiptarë, të cilqt patën fatin të jenë krah saj në sheshin e xhirimit.

Ariadna Shengellaja interpretoi ne filmin i cili për 40 vjet qëndroi i kyçur në arkivat e shtetit.
Në vitin 1958 nisën xhirimet për një film të përbashkët ruso- shqiptar,’Fortuna”.Sapo ishin shfaqur dy filmat e pare artistikë shqiptarë, njëri me metrazh të shkurtër’Fëmijët e saj” i Hysen Hakanit dhe “Tana” me metrazh të plotë i Kristaq Dhamos.Ky i fundit ishte dhe bashkërregjisor i filmit “Fortuna”, kurse rregjiosori tjëter ishte rusi Juri Ozerov, një rregjior jo shumë i njohur në vendin e tij.Ndër aktorët kryesorë, Naim Frashëri,Mario Ashiku,Pjetër Gjoka, Lazër Filipi,Vngjel Heba etj,bënin pjesë dhe aktorët rusë Nikollaj Griçenko, në rolin e anglezit dhe Ariadna Shengellaja në roline Zanës.

Filmi nuk pati suksesin e bashkëprodhimit të parë “Skenderbeu”.Filmi “Fortuna” në tërësi ishte i dobët, pasi ishte shumë I hpërndarë në temëdhe kërkonte të jepte një pasqyrë të gjërë të luftës , që nga pushtimi fashist e deri në çlirimin eplotë te Shqipërisë,por që nuk ia arriti dot, edhe pse për skenarin e filmit kishin punuar pesë vetë,Fatmir Gjata, Llazar Siliqi,Arkadi Pervencev , Juri Ozerov dhe Kristaq Dhamo.

Ariadna Shengellaja lindi në gjysmën e dytë të viteve 30-të në Moskë.Sapo kishte mbaruar studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK”.Aktorja , megjithëse në një vënd të huaj, n ë sheshine xhirimit ndihej si në shtëpinë e saj.Roli i Zanës , i realizuar prej saj , është një nga më të mirët në film.Ariadna mbante mbiemrin e të shoqit, Eldar Shengellaja, nje nga rreghisorët më të njohur në BS, që së bashku me vallanë e tij edhe ai rregjisor ,dominuan në filmin rus të viteve 50-60-të.Pas këtyre viteve , kinematografia ruse arriti të prodhomte deri 300 filma në vit.Pas filmit “Fortuna” , Ariadna realizoi dhe filma të tjerë shumë të mire dhe arriti të bëhëj një aktore me emër në BS.

Në Shqipëri, pas prishjes së marrëdhënive me BS, izolimi 30 vjeçar solli dhe harrimin e aktores së bukur.Pa u mbyllur ende kufijtë në vitet 1960-1961, në Shqipëri u shfaq edhe një film tjetër i interpretuar nga Ariadna Shengellaja, “Karavana e bardhë”.Ndonëse nuk dihet më shumë për fatin e saj, ajo ngelet na artin kinematografik shqiptar si një xixëllojë që shkëlqeu vetem për pak kohë e që mq pas u shua në qiellin e pafund të politikës.

Burimi:Revista “Spekter”,datë 24.08.2002
Marre nga Gazeta Pjace