Shpresa Garuci (1952). Aktore. Lindi në 8 dhjetor. Në klasën e 8-të është kthyer në Shkodër ku dhe filloj shkollën pedagogjike. Ka marrë pjesë jo vetëm me shkollën që atëher bënte shumë, por dhe recitonte me klubin e rinisë, me shtëpinë e kulturës dhe në koncertet e teatrit, më pas dhe spikere me ansamblin e shtëpisë së kulturës, dhe estrades, por dhe figurante ne teater. Më pas shkoi në Tiranë dhe studioi në Insitutin e Lartë të Arteve, në degën dramës, ku kishte fatin të kishte edhe M.Luarasin udheheqësin artistik të kursit, qe mjerisht u burgos mbas pleniumit të katërt.

Mbroj diplomën me Olimbinë te “Karnavalet e Korçës”, Leni te “Zani partizani” drame per femijë ku u folën fjalët më të mira nga të gjithë profesorët. Në teatër e filloj me rol kryesor te vajza e kantjerit te K.Blushit e regjisorit S.Fankos, ku u fol dhe u shkrua në shtyp. Ajo dominoj në skenë dhe premtoj për të ecur para, vazhdoj me vite rolet kryesore” Si kur flasin zemrat” të F.krajes te drama “Lindje në shtrëngate”, e shkruar dhe vënë në skenë nga S.Fanko, rolin kryesor të Besës, e vetmja dramë e shkruar nga Serafini, që mbas shfaqjes në tv u hoq si moderne e me gabime politike, të kohës. Lulen te lulet e sheges të K.Jakovës, Shotën te Drenusha e Drenicës.

Për 100 vjetorin e lidhjes se Prizrenit te Baca i gjetajve të F.Krajës me regji të S.Fankos që pati nje sukses të jashtëzakonshëm, me të cilën bënë turne ne Kosove, gjë e madhe për kohen në dramën “Tërmeti” të S. Drinit etj. Shpresa Garuci vazhdoi dhe me moderimin e koncerteve të shtëpisë së kulturës si spikere dhe të teatrit. Te shtëpia e Bernarda Albes, luan rolin e Adelës, vajzën rebele që kërkonte lirinë. Ka luajtur dhe Inën në dramën “Me dyer të mbyllura” të Sartrit, një mrekulli, një kënaqesi e madhe,me dialoge të gjatë e të bukura me Bep Shirokën e Monda Markon. Tre aktor gati 2 orë pa efekte vetëm lojë aktoriale, ku shtypi shkruajti me superlative, natyrisht dhe regjizori ishte francez. Ka marrë pjesë dhe në disa drama si: Nje drame shume e këndshme e Adi Brahushes me regji te Serafinit. Shpresa Garuci ështe dekouar me titullin “Naim Frashëri” në jubileun e teatrit janar 1990, më pas largohet për në Gjermani.