Yllka Mujo
Yllka Mujo

Yllka Mujo, lindi në Tiranë në vitin 1953. Mbaroi për kanto në Liceun Artistik dhe më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa më 1974 u emërua në Teatrin Popullor. Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit.

Ka interpretuar në filmat “I teti në Bronx”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Është aktore me kërkesa, me plastikë të zhdërvjelltë, energjike, shpërthyese; dallon për trajtimin e mençur dhe të kulturuar të roleve, duke rikuptimësuar në kohë idetë dhe gjendjet e tyre emocionale. Yllka Mujo kalon lehtësisht sa nga drama në komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, tek personazhet komike, deri paroditë dhe groteskë. Më 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit. Mban titullin Artiste e merituar.

Filmografia

Der Albaner – (2010)
Filumena Marturano – (2009) teatër
Pamje nga ura – (2007) teatër
Lule të kuqe, lule të zeza – (2003)
Lettere al vento – Letra ere – (2003)
8 persona plus – (1994) komedi-teatër
Shpella e piratëve – (1990)
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi
Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, rol episodik, nje nga vejushat
Rikonstruksioni – (1988)
Taulanti kërkon një motër – (1984)….Zana, nena e Taulantit
Kur hidheshin themelet – (1978)
Zonja nga qyteti – (1976)
Beni ecën vetë – (1975)……….Leta, nena e Benit
Malet me blerim mbuluar – (1971)
I teti në bronz – (1970)

Loading...