Albert Verria
Albert Verria

Albert Verria (Fier, 3 shtator 1936 – 17 gusht 2015). Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore, gjatë viteve 1956 – 1959 punoi si zooteknik. Përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në teatrin e Vlorës u angazhua në mbi 90 role ku spikat ai i Veipit tek “Familja e peshkatarit”. Albert Verria njihet si aktor karakteresh dhe në kinematografi realizoi mbi 40 role, përfshirë xha Sulon tek “Kapedani” dhe i Nuri Beun tek “Koncert në vitin 36”. Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.

  • Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
  • Trapi i Vjetër (2005), komedi
  • Misioni përtej detit – (1988)
  • Në emër të lirisë – (1987)
  • Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi
  • Melodi e pandërprerë – (1985) bariu
  • Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)
  • Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
  • Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
  • Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes
  • Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu
  • Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi
  • I treti – (1978), Saliu
  • Thirrja – (1976), Lec Kabashi
  • Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini
  • Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra
  • Shpërthimi – (1974) xha Kasemi
  • Brazdat – (1973), babai Ademit
  • Operacioni zjarri – (1973), Hiluku
  • Kapedani – (1972), xha Sulo
  • Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli
  • I teti në bronz – (1970), Alo
  • Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri