Në vitin 1969, kompania shtetërore që manaxhonte turizmin në Shqipëri “Albturist” do të përgatiste për turistët e huaj një guidë informuese për Shqipërinë. Kjo guidë me rreth 160 faqe çdo t’u shpërndahej agjencive turistike në botë me të cilat bashkëpunonte kompania si dhe ambasadave me të cilat Shqipëria e atyre viteve kishte shkëmbime politike e ekonomike e si rrjedhojë edhe shkëmbime turistësh.

Guida ndër të tjera përmbante një përshkrim të detajuar të kushteve gjeografike dhe historike të Shqipërisë, potencialit turistik që ofronte por gjithashtu bënte edhe një përshkrim të atyre që regjimi i kohës i konsideronte si arritje madhore. Pavarësisht se ishte një guidë turistike, ajo do të përmbante jo vetëm peizazhe turistike të vendit por edhe foto të uzinave e ndërmarrjeve të mëdha të industrisë së rëndë( galeria e fotove në fund).

Po ashtu, guida përmbante një përshkrim të detajuar të hoteleve për secilin qytet ku mund të akomodoheshin turistët e huaj, duke evidentuar faktin se krahas kushteve të fjetjes ofroheshin edhe mundësi argëtimi e festa në pistat e kërcimit apo lokalet që qendronin hapur edhe në orët e natës.

Një element interesant i guidës ishin edhe rregullat që duhej të zbatonin turistët e huaj në Shqipëri. Në fund të guidës, turistët e huaj informoheshin për detyrimin për t’u pajisur me vizë për të vizituar Shqipërinë. Kohëzgjatja e vizës turistike ishte 1 muaj. Po ashtu, sa i përket bagazheve, turistët e huaj lejoheshin të merrnin me vete aparate fotografike, radio e sende të tjera me kushtin që t’i deklaronin në doganën shqiptare. Sa i përket sjelljes dhe veshjes, turistët e tuaj në guidë instruktoheshin që të tregonin kujdes që të mos ecnin në rrugë me rroba banjo pasi ishte e ndaluar. Po ashtu, turistet femra paralajmëroheshin që të mos visheshin me minifunde apo me dekolte të ekzagjeruara kur dilnin në qytet pasi kjo ishte e ndaluar. Në fund, guida përmbante edhe informacion për kursin e këmbimit.

  K.K/SCAN

Informacione praktike

“Albturist” ka ngritur qendrat e tij për turistët e huaj në qytetet kryesore e më interesante të Shqipërisë.

TIRANA:

Zyrat qendrore të Albturist që presin turistët e huaj. Hoteli kryesor është hotel Dajti që ofron dhoma teke dhe dopio ashtu sikurse edhe apartamente me kushte modern. Secila dhomë është e pajisur me WC e saj dhe me dush. Ka restorant dhe zona për bankete, një lokal dhe një tavernë me pistë kërcimi për natën.

DURRËS:

Dega e Albturist ka ndërtuar në Durrës, në zonën unike të turizmit balnear, një seri hotelesh me mundësi akomodimi për rreth 1500 persona e me pajisjet e lehtësitë e nevojshme. Hoteli i rangut të parë “Adriatik” dhe hotelet e tjera janë projektuar për turistët e brendshëm dhe të huaj. Në hotel “Adriatik” të gjitha dhomat janë të pajisura me dush, ëc dhe me ujë të rrjedhshëm të ngrohtë e të ftohtë. Përveç restoranteve dhe bareve, secili hotel ka lokalin e tij të natës dhe pistën e kërcimit. Po ashtu, ka fusha për sporte të ndryshme, e salla me tabela tenisi, shahut etj që qëndrojnë të hapura për dëfrimin e turistëve.

SHKODRA:

Këtu është dega e “Albturist” për rajonin verior të Shqipërisë. Veç hotelit ekzistues, Albturist po ndërton një qendër një hotel modern të ri me kushte moderne.

LEZHË:

Në periferi të qytetit – në një vend të quajtur “Ishull”, “Albturist” manaxhon një hotel karakteristik modern. Në rrethinat e tij ka baza të pasura gjuetie

ELBASAN:

Këtu Albturist ka themeluar degën e saj për Shqipërinë qendrore. Përveç hotelit ekzistues dhe anekseve të tij, po ndërtohet edhe një hotel i ri I klasit të parë, i pajisur me  kushte moderne.

POGRADEC:

Këtu në breg të Liqenit të Ohrit, “Albturist” ka vendosur një nga degët e tij. Në bregun e liqenit ka një hotel, një restorant, një bar dhe struktura të tjeraakomoduese. Në mes të kopështit të mrekullueshëm që ndan anën e liqenit nga hoteli është një pistë vallëzimi shumë e frekuentuar.

KORÇA:

Përveç vilave të shumta të vogla që kanë kushte akomoduese të zakonshme, këtu “Albturist” manaxhon një restorant dhe një bar. Është në rrugën e ndërtimit edhe një hotel i ri, i klasit të parë, me të gjitha kushtet.

GJIROKASTRA:

Këtu është dega e “Albturist” për Shqipërinë Jugore. Këtu ka një hotel  të pajisur me kushte modern akomodimi, një restorant, një bar dhe një lokal nate.

SARANDA:

Këtu Albturist manaxhon degën e bregdetit jonian. Përveç vilave komode me të gjitha kushtet e strehimit, ka dhe një restorant dhe një bar të pozicionuar në një kënd të mahnitshëm, mes pemëve të limonëve dhe portokalleve. Një hotel madhështor I kategorisë ndërkombëtare është duke u përfunduar  të hotelit ka një restorant dhe një bar i vendosur në një vend të mrekullueshëm në mes të pemë limoni dhe portokalli. Një hotel madhështor, i kategorisë ndërkombëtare, është duke u përfunduar.

VLORA:

Dega e Albturist këtu manaxhon një hotel, restorant dhe një bar.

FIER:

Dega Albturist këtu manaxhon dy hotele të klasit të parë, me restorante e bare, të pajisura me të gjitha kushtet e akomodimit. Fieri është vetëm 15 km larg nga qendra e madhe arkeologjike e Apollonisë.

BERAT:

Këtë vit, për herë të parë “Albturist” ka themeluar degën e saj në këtë qytet të lashtë e karakteristik. Ka një hotel modern, me të gjitha kushtet e nevojshme të akomodimit  dhe me restorant, bar etj.

Pasaportat dhe vizat

Për të hyrë në Republikën Popullore të Shqipërisë, udhëtarët e huaj duhet të kenë pasaporta të shteteve të tyre dhe viza shqiptare lëshuar nga një prej përfaqësuesve diplomatikë të Shqipërisë jashtë vendit. Vizat lëshoheshin për një muaj të caktuar dhe pas skadimit të tyre duhet të rinovoheshin. Për çdo sqarim tjetër duhet të shkoje te një përfaqësues diplomatik të Shqipërisë në vendin ku personi ka marrë vizën ose në ndonjë pikë turistike me të cilën “Albturist” bashkëpunon.

Rregullat

Për të hyrë e për të ndenjur për periudha të ndryshme në Shqipëri, turistët e huaj kanë  të drejtën sjellin me vete përveç sendeve të tyre personale edhe objekte të tjera të domosdoshme si aparate fotografike, radio portative si dhe sende të tjera. Të gjitha këto objekte duhet të deklarohen në momentin që hyn në Shqipëri dhe të regjistruara  në përputhje me rregullat e zyrës doganore. Turistët transit të cilët udhëtojnë përmes territorit shqiptar me kërkesën e zyrtarit doganor, duhet të deklarojnë gjithashtu të gjitha objektet që ata mbajnë më vete. Pas largimit nga vendi, ata kanë të drejtë të marrin me vete dhe sende apo suvenire të ndryshme të blera në Shqipëri.

Veshja

Ajo që duhet patur parasysh është se në sezonin e verës klima është e nxehtë gjatë ditës por freskohet shumë gjatë natës. Kur të udhëtojnë nëpër male udhëtarët duhet të kenë parasysh të kenë rroba të ngrohta me vete. Turistët duhet të kenë parasysh të vishen si duhet, sidomos kur  dalin në qytet. Nuk lejohet që të ecni nëpër rrugë veshur me rroba banje. Femrat duhet të shmangin veshjen e minifundeve apo dekoltetë e ekzagjeruara.

Valuta e huaj

Turistët mund të sjellin me vete valutë të huaj, kartëmonedha, çeqe, etj., të cilat nuk kanë asnjë kufizim. I vetmi kush është se duhet të deklarojnë shumën e tyre në zyrën doganore. Monedha e huaj mund të shkëmbehet me monedhën shqiptare në Bankën e Shtetit apo ndonjë vend tjetër të projektuar nga e njëjta bankë, të tilla si qendrat e turistëve apo hotelet. E gjitha vlera e mbetur e pa harxhuar, pasi deklarohet në mënyrë të rregullt në zyrën doganore, mund të merret me vete jashtë vendit.

Kursi i këmbimit

Monedha e vetme shqiptare është leku. Kursi I këmbimit është I njëjtë në të gjithë Shqipërinë dhe kjo është si vijon: