Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu

_   monografi nga doc. BARDHYL KOSOVA  _    

 

Në studimin tim për monografinë e Kosovës nuk kam ndjekur mënyrën e zakonshme konservatore e rutinore që përdoret në përurimet e monografive, ku ata që ligjërojnë flasin në përgjithësi për personalitetin çka dijnë ata, madje  duke përsëritur njeri-tjetrin dhe ato që janë shkruar nga autorë  të tjerë,  por kam aplikuar qasjen kritike alternative: Si e ka realizuar Kosova figurën e Aleksandër Moisiut, si Artist i Madh Botëror.

 

1

Kryekreje theksoj se historiani dhe studjuesi i mirënjohur i teatrit Bardhyl Kosova, ka shkruar librin më të mirë gjer më sot për artistin me famë botërore dhe origjinë shqiptare Aleksansër Moisiu. Me një përkushtim si asnjë tjetër, prej hulumtuesi e studjuesi serioz, tërë jetën është marrë me figurën e Moisiut për ta paraqitur siç ishte ai, ndër aktorët botrëor më elitar të kohës së tij.

*** Kosova për të ndriçuar vlerat e artistit mjeshtër i klasit të lartë të aktrimit dhe për të përjetësuar figurën e tij ka hulumtuar si “arkeolog pasionant” nëpër arkiva e biblioteka në kërkim të materialeve dhe ka marrë opinione e vleresime nga të afërmit, miqtë, shokët, kolegët, ata që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të.

2

Me durim dhe këmbëngulje, ka tejkaluar vehtirësitë e ndryshme dhe ka siguruar materiale të shumta nga  arkivat e Austrisë, Gjermanisë, Francës etj.; nga e shoqja e Moisiut Johana Tervin dhe, ka marrë vlerësime nga personalitete të shquara të teatrit e kulturës botrore duke e parë  figurën e Moisiut në shumë plane si njeri, qytetar, inteleketual dhe artist i lartësisë.

3

Monografia “Aleksandër Mosiu aktori që tronditi skenat e botës” është shkruar thjeshtë, me kulturë dhe  profesionalizëm, me stil konçiz e racional ku sensi i masës, maturia dhe realizmi, përshkojnë tekstin e librit. Me  gjuhë të pastër e të shkathët pa barbarizma, jepen vlerësimet artistike për artistin e madh, i cili është i krahasueshëm vetëm me vetëveten, Libri lexohet me ëndje dhe ju jep kënaqësi lexuesve.

4

Bardhyl Kosova i dashuruar pas figurës madhore të Moisiut, që në fillim të viteve ’60, si dekan i parë i Shkollës së Lartë për Aktorë, me propozim të tij kjo shkollë mori emrin e Aleksandër Moisiut. Si pedagog i Historisë të Teatrit Botëror i njohu studentët me materiale të ndryshme për Moisun dhe nëpërmjët disketave që ai dispononte, studentët dhe aktorët e Teatri Popullor për herë të parë dëgjuan zërin e Moisiut në monologë dhe recitime të ndryshme.

5

Më 1969 botoi librin e parë të titulluar  “Aleksandër Moisu”. Prej asaj kohe e gjer më sot me vullnet të pashoq, durim dhe këmbëngulje, gjithnjë  në kërkim të materialeve të reja për Moisiun, ka krijuar një arkivë të pasur e të gjthanshme moisiane  e megjithatë është një kontribut modest, siç thotë ai vetë, në sensin se për jetën dhe artin e Moisiut hulumtimi, studimi dhe vlerësimi janë gjithnjë të hapur.

*** Arkiva e pasur me mareriale i dha shansin që të analizohej, studjohej. sistemohej e të formësohej libri me profesionalizëm, Këtë pasuri arkivore  e shfrytëzoi vetë autori në botimin e monografisë “Aleksandër Moisiu aktori që tronditi skenat e botës”, i cili është pritur mirë nga lexuesi, shtypi dhe  kritika pofesionale.

6

Siç e cika më lart ështtë libri më i plotë për Moisiun gjer më tani, më i gjerë dhe profesional ku jo vetëm është zgjeruar e plotësuar lënda e librit të parë, por është pasuruar edhe me materiale të shumta, të reja e të panjohura. Mënyra si është shestuar e strukutrutar me stilt të thjeshtë duke sfiduar të bujshmen e pompozen, është tregues i individualitetit të spikatur të studjuesit.

7

Sipas vizionit të paraqitjes së figurës së Aleksandër Moisiut në disa plane e dimensione,  monografia është shestuar dhe strukturuar jo me “kapituj” dhe “pjesë”, por me tituj të ndryshën orientues e përfaqsues të një pjese të tekstit, ku paraqitet jeta dhe arti në rrafshe te ndryshme, sipas  piksynimit të vështrimit tërësor të figurës së Moisiut.

***  Pas parathënies “Mbijetesa e Moisiut” e shkruar nga Dr. Moikom Zeqo i cili vlerëson profesionalizmin, përkushtimin, thjeshtësinë dhe modestinë e autorit, vjen titulli “Legjenda dhe e vërteta mbi Moisiun” ku Kosova paraqet vështirësitë e kërkimit të materialeve, të zbulimit të burimeve të tyre në Akademinë e Arteve të Gjermanisë, Drejtorisë Qëndrore të Arkivave Shqiptare, të Arkivit të Bibliotekës dhe të Muzeut Burg-teatër të Vjenës,  Arkivit të Maks Reinhardit, me të cilët u krijuan marrëdhënie të ngrohta ku u siguruan shumë materiale të rëndësishme. Autori vlerëson edhe gadishmërinë e ndihmën konkrete të gruas së Moisiut JohanaTervini .

*** Cdo titull lidhet dierekte apo tërthoazi me figurën e Moisiut. Kështu te “Moisiu dhe koha e tij” me konçizitet jepet koha kur lindi artisti i madh. Te “Moisiu shqiptar” pasqyrohet origjina, dashuria për atdheun dhe krenarinë që ishte shqiptar. Në titullin “Hapat e para” kemi nëntituj: “Vjena”, “Praga”, “Berlini” ku përshkruhen vështirësitë e para, mospranimi i Moisiut në teatër, si i pa talentuar, e gjer te zbulimi si talent i rrallë dhe afirmimi si artist botëror shumëdimesional i papërsëritshëm.

8

Një vend të veçantë në libër zë marrëdhënia e Moisiut me regjisorin e madh Maks Reinhard te titulli “Aktori i Maks Reinhardit”, ku autori pasi rrëfen tërë marrëdhiet midis tyre, telegrafidht jep konsideratat për njeri-tjetrin:

Reinhardi:  “Te Moisiu gjeta aktorin që më duhej”.

M o i s i u: “Falënderoj Reinhardin për të 17 vjetët që kalova pranë tij. Ato ishin vitet më të bukura dhe të pa harruara”.

9

Vëmendje të posaçme i ka kushtuar autori edhe  pasqyrimit të aktivitetit artistik nëpër turnetë teatrore në të gjithë kryeqytetet  e Evropën që nga Vjena, Berlini e  Moska dhe gjer  në SHBA, Meksikë Argjentinë

*** Në këto turne jepen fakte, dokumente, opinione dhe vlerësime për sukseset e Moisiut në interpretimin e kryeroleve të dramaturgjisë botërore nga veprat e dramaturgëve më të mëdhenj të botës si: Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Gëte, Shiler, L.Tolstoi, Molieri, Lessing, Gogol, Dostojevski, Çehov, Ibsen, Strinberg, Pirandelo, Bernard Shou etj.

10

Konsideroj vlerë specifike të librit përshkrimet për marrëdhëniet dhe takimet e Moisiut me personalitetet elitarë të letërisë, kulturës e teatrit dhe vlerësimet e tyre për Moisiu. Ja disa prej tyre: 1. Marrëdhëniet me regjisorë të shquar: Maks Reinhard, Konstandin Stanisllavski, Mejerholdi, Andre Antuani, Fermin Zhermien. 2. Me kritikët: Emil Faktori, Maksimilian Harderi, Julias Bobi, Anatoli Llunaçarsksi, Silvio D’amiko, Renato Salvadori. 3. Me dramaturgët Gerhard Hauptman, Hugo Hotmanstalin, Georg Kaizeri, Bjornstern Bjornson, 4.Me aktorët e mëdhenj: Albert Basserman, Eduart Vintershtain, Eleonora   Duze, Fedor Shaljapin; 5. Me personalitetet elitare te letrave: Stefan Cvajg, Franc Kafka,Tomas Man,Viktor Eftimiu, Ferenc Molnar etj .

11

Historiani dhe studjuesi i teatrit botëror Bardhyl Kosova  e ka paraqitur veprimtarinë e Moisiut  edhe si regjisor, aktor filmi, dratmaturg etj. Edhe në këto rrafshe Moisiu si artist jepet me individualitet të spikatur, por arti i tij i aktrimit mjeshtëror në tetaër, siç del nga libri, është art i lartësisë.

*** Pjesë e vlerave tërësore të monografisë është edhe hulumtimi në rrafshe të tjerë duke e kompletuar formësimin e librit me fakte e të dhëna nga jeta dhe veprimtaria e Moisiut që  jepen në titujt: “Kronika e jetës”,  “Lista e roleve” (jo e plotë) që ka intepretuar Moisiu”  Do të përmendja disa prej tyre. Në t e a t ë r: Hameti, Dantoni, Mefistofeli, Fausti, Edipi, Jedermani, Fedja, Romeo, Akili etj. ndërsa  në f i l m: Oresti, Kreoni etj. Te “Pasqyra e inçizimeve”, d i s k u  “E kaluara e gjallë”. Libri mbyllet me “Bibliografia kryesore” dhe një album fotografik, që nga fëmijëria dhe kryerolet që ka interpretuar Moisiu.

12

Vizioni i autorit Kosova që nëpërmjet portreti psiko-fizik të Moisiut, të jap esencën e artit të tij që lartësisë, e ka orientuar ta formësojë librin  në tre plane: së p a r i, ka dhënë vlerësimet e personaliteteve më të teatrit për  Moisiun si artist i madh i skenës botrore. Së d y t i, ka pasqyruar  vlerësimet e personaliteve të kultutës dhe letërsisë. Së t r e t i, ndryshe nga autorë të tjerë që kanë  shkruar libra për Moisiun, pa mundur të shprehin  mendime profesionale për artin e tij, Kosova si një teatrolog, profesionist ka dhënë jo vetëm mendimet e njerëzve të shquar botëror të letrave dhe skenës, por edhe  vlerësimet e veta.

13

Nga vlerësimet e larta të personaliteteve më të shquara të teatrit, dramaturgjisë dhe letërsisë botrore do të veçoja:

*** Maks Reinhardi “Zotërinj! (u drejtohet atyre që refuzuan Moisiun të lozte kryerolin e parë) Unë ju solla një aktor. Emri aktor sipas një kritiku, në kuptimin e vërtetë, është mishëruar në personin e Moisiut. Kemi përpara një artist të vërtetë, një aktor i pasionuar i njeriut, i cili jep trupin e tij, shpirtin e tij, gjakun dhe nervat në krijimin e rolit…Zëri magjik i tij do të magjeps edhe ju”.

*** Franc Kafka: “Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut paraqesin diçka unike, të cilat nuk janë parë kurrë në artitn skenik boteoror”

*** Stefan Cvajg: “Kur je me Moisiun, nuk dëgjon fjalë indiferente, të mirë a të keqe rreth teatrit dhe aktorëve, siç e do zanati i përditshëm…por diskutim, diskutim rreth çeshtjeve mendore, politike, mendime që kapin njeriun fund e krye, kapin gjithë kohën…Prandaj, kur je bashkë me Moisiun, mëson çdo herë diçka të re nga thelbi i të vërtetës së botës…”.

*** Fan S. Noli: “Është një djalë shqiptar që në Evropë e interpreton Hamletin më mirë se unë që e kam përkthyer”.

*** Viktor Eftimiu: “Moisiu me sytë e zes të shkëlqyeshëm dhe tërheqës, me zërin e tij të ngrohtë e të harmonishëm i dha gjuhës gjermane tingëllimin e Adriatikut, sepse secili artist në vetvete përmbledh mallin e atdheut të tij”

***  Ndërsa nga autori i momografisë Bardhyl Kosova citoj:

“Gjenialiteti i Aeksandër Moisiu kristalizohej edhe në organin e tij vokal  që i shëmbëllente një orkestre të plotë. Zëri i Moisiut shquhej për një forcë të madhe krijuese, duke filluar nga tonet më të larta, deri te ato më të ulta me të cilat ai jepte gjithë domethënien e qënies njerëzore, deri murmuritjen e pëshpëritjen më të butë e më të ëmbël”.

14

Si konkluzë:

Monografia “Aleksandër Moisiu aktori që tronditi skenat e botës” është libri më i mirë gjer më sot i Bardhyl Kosovës, i pa arritur nga të tjerët. Mënyra si është shestuar e formësuar sipas vizionit të tij që  ta paraqiste figurën e Moisiut në gjithanshmëri, në disa plane e dimensione duke perzgjedhur esencat e materialeve që kishte siguruar, si në rrafshin e jetës personal edhe atë sociale, por sidomos në rrafshin artistik, është qasje e duhur  që  çoi autorin te suksesi.

*** Kosova sjell risi në krijimin e një tipi të veçantë monografie, në vizion, konceptim dhe strukturim ku kryefjalë është profesisonalizmi./voal.ch