Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2018

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të mërkurën e 24 shtatorit 1930, në ballinë, një shkrim në lidhje me tërheqjen nga skena e teatrit të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, tekstin e plotë për publikun shqiptar.

Aleksandër Moisiu, ndërsa ishte në Vjenë, i shprehu mendimet e tij një miku gazetar :

“Teatri — tha ai — është art për të rinjtë. T’u lëmë vendin atyre ! Unë do të doja që lamtumira ime prej aktori të koinçidojë me premierën e ardhshme të shfaqjes sime të parë.”

Sepse Aleksandër Moisiu është autori i një drame të cilën do ta vë në skenë. Pra, në Gjermani dhe Austri janë skeptikë për këtë pension të parakohshëm.

Burimi: https://darsiani.com/la-gazette/comoedia-1930-aleksander-moisiu-teatri-eshte-art-per-te-rinjte-t-u-leme-vendin-atyre/